Tensionet me Ukrainën, shtyhet telefonata e Johnson me Putinin

Telefonata e paraparë të zhvillohet sot ndërmjet kryeministrit britanik, Boris Johnson, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, u zhvendos për nesër pasi që kryeministri Johnson ishte i detyruar të paraqitet në parlament si rezultat i akuzave të bëra së fundmi ndaj tij për thyerjen e kufizimeve gjatë pandemisë. Në anën tjetër, kryeministri anglez pritet të takohet […]
Telefonata e paraparë të zhvillohet sot ndërmjet kryeministrit britanik, Boris Johnson, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, u zhvendos për nesër pasi që kryeministri Johnson ishte i detyruar të paraqitet në parlament si rezultat i akuzave të bëra së fundmi ndaj tij për thyerjen e kufizimeve gjatë pandemisë.
Në anën tjetër, kryeministri anglez pritet të takohet sot me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, nga ku do të rikonfirmojë mbështetjen e tij ndaj “ruajtjes së sovranitetit të Ukrainës”. Vizita vie pas paralajmërimeve të ShBA-së se pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë në çdo moment dhe në të njejtën kohë kur Rusia akuzon perëndimin se po dëshiron luftë.
Në ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë një takim me Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov sot gjatë ditës, një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit nga ku Rusia akuzoi perëndimin se po rrit tensionet, duke mohuar akuzat se po provokon siutatën në kufirin ukrainas. (Independent)












