Tensionet me Ukrainën, Rusia paralajmëron dështim të bisedimeve nëse BE’ja bën një veprim

Tensionet me Ukrainën, Rusia paralajmëron dështim të bisedimeve nëse BE’ja bën një veprim

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të enjten se përgjigjja e përbashkët e Bashkimit Evropian ndaj propozimeve ruse të sigurisë do të çonte në dështim të bisedimeve, por këmbënguli se Moska është në favor të diplomacisë për t’i ulur tensionet për Ukrainën. Duke folur pas takimit me homologen britanike, Liz Truss, […]

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të enjten se përgjigjja e përbashkët e Bashkimit Evropian ndaj propozimeve ruse të sigurisë do të çonte në dështim të bisedimeve, por këmbënguli se Moska është në favor të diplomacisë për t’i ulur tensionet për Ukrainën.

Duke folur pas takimit me homologen britanike, Liz Truss, kryediplomati rus tha se nuk mund ta kuptojë ankthin e Britanisë për ushtrimet ushtarake ruse në Bjellorusinë fqinje, faza aktive e të cilave filloi të enjten, shkruan Reuters.

Rusia besohet se ka mbi 100.000 trupa afër kufirit të Ukrainës dhe këto ditë, ushtria ruse do të zhvillojë edhe ushtrime të përbashkëta ushtarake me forcat bjelloruse në Bjellorusi.

NATO-ja, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane e kanë paralajmëruar Rusinë se do të përballet me sanksione të ashpra, nëse e pushton Ukrainën. Në anën tjetër, Rusia ka paraqitur kërkesa për garanci të sigurisë, përfshirë kërkesën për mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Pavarësisht tensioneve dhe gjuhës së ashpër, figura të larta perëndimore po bëjnë përpjekje që përmes diplomacisë me Rusinë t’i ulin tensionet rreth mosmarrëveshjeve për Ukrainën dhe NATO-n. Presidenti i Francës së fundi shkoi në Moskë në përpjekje për të siguruar zotim nga Rusia se nuk do ta tensionojë edhe më shumë situatën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?