Takimi Putin-Xi, a mund të ketë skenar të njejtë të vitit 2008?

Takimi Putin-Xi, a mund të ketë skenar të njejtë të vitit 2008?

Kur presidenti i Kinës, Xi Jingping do të mirëpres liderë nga e gjithë bota në ceremoninë hapëse të Lojerave Olimpike të premten, kjo do të jetë hera e parë e takimeve të tij ballë për ballë pas më shumë se 400 ditëve. Dhe, kuptohet se në krye të kësaj liste të takimeve do të jetë […]

Ky takim, përveq protokollit të Lojërave Olimpike, vie në një moment mjaft delikat për dy vendet. Për Rusinë e cila po vazhdon dërgimin e trupave ushtarake në kufirin me Ukrainën dhe për Kinën e cila po vëzhgon këto zhvillime me frikën së do ta linin nën hije organizimin e saj të Olimpiadës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është një ndër liderët e paktë që ka vendosur t’i ndjekë Lojërat Olimpike, kurse liderët e ShBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë kanë bojkotuar këto lojëra si pasojë e të shkeljes së të drejtave të njeriut në Kinë. Disa të tjerë për arsye të kufizimeve strikte ndaj Covid-19.

Por pyetja kryesore që shtrohet nga shumë perëndimorë është nëse do të ketë përsëritje të skenarit të Lojërave të fundit Olimpike të mbajtura në Pekin, kur Rusia pati pushtuar një ish-shtet tjetër sovietik, Gjeorgjinë. Dhe përderisa situata po vazhdon të acarohet në Ukrainë, të gjithë sytë do të jenë drejt Putin.

Takimi i së premtes mund të shfaqë edhe një pjesë tjetër të raporteve Kinë-Rusi: raportet e afërta personale ndërmjet dy liderëve.

Nga takimi i tyre i fundit, Xi e pati quajtur Putin si “shoku i kahmotshëm” dhe se “mezi po ju pres në Lojërat Olimpike”.

Megjithatë, konflikti i mundshëm në Evropë vetëm se do ta rriste bashkëpunimin në mes tyre, veqanërisht nëse implementohen sanksionet e paralajmërura ndaj Rusisë që do të nënkuptonte rritjen e varësisë ruse ndaj ekonomisë kineze. Nga kjo situatë, Pekini do të përfitonte edhe nga devijimi i fokusit të ShBA-së mbi garën e tyre me Kinën, parashohin analistët.(CNN)/Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?