Tahiri: Osmani dhe Kurti s’mund ta zhbëjnë emrin e Hashim Thaçit

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar mospërmendjen e emrave si Thaçi, Jakup Krasniqi, Fatmir Sejdiut. “Nuk mund të zhbëhet fakti që Hashim Thaçi si kryeministër ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Nuk mund të zhbëhet roli i Jakup Krasniqit. S’mund të zhbëhet roli i Fatmir Sejdiut. Është e papranueshme […]
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar mospërmendjen e emrave si Thaçi, Jakup Krasniqi, Fatmir Sejdiut.
“Nuk mund të zhbëhet fakti që Hashim Thaçi si kryeministër ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Nuk mund të zhbëhet roli i Jakup Krasniqit.
S’mund të zhbëhet roli i Fatmir Sejdiut.
Është e papranueshme që në përvjetorë të tillë të injorohen këta njerëz sikur s’kanë ekzistu fare. Ata kanë një rol tejet të rëndësishëm në historinë tonë”, tha ai. /Periskopi












