Stoltenberg: Rreth 30.000 trupa e armë moderne ruse ndodhen në Bjellorusi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Rusia ka dërguar rreth 30.000 trupa luftarake dhe armë moderne në Bjellorusi ditëve të fundit në atë që përbën dërgimin më të madh ushtarak rus në shtetin fqinj që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Duke folur para gazetarëve në Bruksel të enjten, zyrtari i lartë […]

Duke folur para gazetarëve në Bruksel të enjten, zyrtari i lartë i NATO-s tha se në mesin e dërgesave në Bjellorusi ka forca speciale ruse “Speznaz”, aeroplanë luftarakë të tipit “SU-35”, raketa “Iskander” dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore “S-400”, shkruan Free Europe.

“E tërë kjo do të kombinohet me ushtrimin vjetor të forcave bërthamore të Rusisë”, tha Stoltenberg, duke i bërë thirrje Rusisë që t’i ulë tensionet dhe duke e përsëritur paralajmërimin se “çfarëdo agresioni i mëtejmë rus do të kishte pasoja të rënda dhe do të bartte një çmim të lartë”.

Zhvillimi i ushtrimeve është planifikuar për periudhën nga 10 deri më 20 shkurt. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, i cili arriti në Bjellorusi të enjten, tha se numri i ushtarëve që do të përfshihen në ushtrime është nën nivelin maksimal që lejohet sipas rregullave të OSBE-së të vitit 2011, të njohura si “Dokumenti i Vjenës”.

Niveli maksimal, sipas këtij dokumenti, është: 13.000 ushtarë, 300 tanke, 500 automjete të blinduara dhe 3.500 parashutistë. Kur ky nivel tejkalohet, Rusia është e detyruar që të ftojë vëzhgues të OSBE-së në zonën ku zhvillohen ushtrimet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?