Spahiu: Figura e Xhafer Devës më e rëndësishme se e Adem Jasharit

Në debatin televiziv të Politikos në kanalin 10, publicisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se figura e Xhafer Devës, është më e rëndësishme për Kosovën se sa Adem Jashari. “Figura e Xhafer Devës për Kosovën është po aq e rëndësishme për Kosovën sa e Adem Jasharit madje më shumë se e Adem Jasharit”, ka thënë Spahiu, […]
Në debatin televiziv të Politikos në kanalin 10, publicisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se figura e Xhafer Devës, është më e rëndësishme për Kosovën se sa Adem Jashari.
“Figura e Xhafer Devës për Kosovën është po aq e rëndësishme për Kosovën sa e Adem Jasharit madje më shumë se e Adem Jasharit”, ka thënë Spahiu, transmeton Periskopi nga pjesa e debatit, sekuencën e të cilit mund ta shihni më poshtë.
Kujtojmë se debati për Xhafer Devën, ka ditë që po zhvillohet pas vendimit të Ministrisë së Kulturës për renovimin e shtëpisë së tij në Mitrovicë. Kundër ka dalë Ambasada gjermane në Kosovë e pastaj, një sërë opinionesh për këtë çështje janë dhënë gjithandej./Periskopi












