Situata në kufirin me Rusinë, Ukraina e merr një vendim

Si pasojë e gjendjes së tensionuar në mes saj dhe Rusisë, Ukraina po mendon të rris numrin e ushtarëve. Kështu ka pohuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, sot derisa fliste në parlamentin e vendit. Ai bëri të ditur se Ukraina do ta rris për 100.000 numrin e ushtarëve gjatë tri viteve në vijim. Zelenskiy gjithashtu pohoi […]
Ai bëri të ditur se Ukraina do ta rris për 100.000 numrin e ushtarëve gjatë tri viteve në vijim.
Zelenskiy gjithashtu pohoi që ekonomia e vendit të tij po stabilizohet dhe u bëri thirrje deputetëve që të qëndrojnë të unifikuar dhe të mos panikosen rreth kërcënimeve për ofensivës së ushtrisë ruse. Ai mbetet me shpresë që së shpejti do të ketë raund të ri të bisedimeve të paqes në mes Rusisë, Francës dhe Gjermanisë.
Situata në mes Ukrainës dhe Rusisë mbetet mjaft e tensionuar si pasojë e vendosjes së 100.000 trupave ruse pranë kufirit ukrainas. Rusia vazhdon të theksoj se nuk ka synim pushtimin e Ukrainës, por vetëm po përpiqet të mos lejoj anëtarësimin e saj në NATO. (anews)/Periskopi/












