Si e prishi radiostacioni lokal multimedia-sistemin në vetura

Pronarët e Mazdas u habitën shumë kur infoistemi në veturat e tyre u prish për shkak të dëgjimit të një radiostacioni lokjal në SHBA.
Sistemet multimediale në vetura nuk ndryshojnë shumë nga telefonat e mençur, kështu që edhe ato prishen nga gabimet e softuerit. Përdoruesit e veturave Mazda të cilët e dëgjuan një radioi-stacion në Seattle e përjetuan këtë gjë.
Pronarëve të veturave Mazda të viteve 2014-2017, që më 30 janar 2022 e dëgjuan radio-stacioning lokal KUOW 94.9 FM, derisa po e dëgjonin një sinjal që përmbante jo vetëm zërin por edhe një grafikë, e cila duhej të shfaqej në ekranet e sistemeve multimediale, iu prish sistemi multimedial.
Ishte një gabim teknik që ndikoi në dështimin e sistemit multimedia në Mazda, madje jo vetëm që ka dështuar sistemi audio, por ka rënë i gjithë infotainment sistem, e bashkë me të edhe navigacioni, lidhja me Bluetooth, dhe kamera prapa.
Nuk dihet ende sa Mazda janë dëmtuar, por një tregues i mirë është fakti se vetëm një servis të Mazdas ka raportuar 50 raste.