Shtohen kërkesat ndaj Kosovës për t’i lejuar qytetarët të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Shtohen kërkesat ndaj Kosovës për t’i lejuar qytetarët të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Një kërkesë specifike i kanë dorëzuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it, kryeministrit Albin Kurti, që ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi. Burime të afërta me këtë çështje kanë bërë me dije, se ndërkombëtarët po kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, alternativa se si do t’iu mundësohej qytetarëve serbë, të votojnë edhe nga […]

Burime të afërta me këtë çështje kanë bërë me dije, se ndërkombëtarët po kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, alternativa se si do t’iu mundësohej qytetarëve serbë, të votojnë edhe nga Kosova, për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Siç raporton RTV Dukagjini këto burime kanë bërë me dije se kjo kërkesë i është bërë shefit të qeverisë, në fillim të kësaj jave.

Ndërsa, është caktuar edhe afat deri në fund të këtij muaji që kryeministri Albin Kurti, t’u kthej përgjigje.

Për këtë çështje, televizioni ka adresuar pyetje edhe tek Zyra e Kryeministrit.

Por, nga ky institucion nuk është kthyer përgjigje, ndërsa asnjë nga zyrtarët nuk kanë pranuar të komentojnë në lidhje me këtë temë.

Derisa zyrtarët qeveritarë nuk kanë komentuar, njohësit e zhvillimeve politike në vend, thonë se kryeministri Albin Kurti tani gjendet në një pozitë të vështirë .

Sipas Agon Maliqit, këtë pozitë e ka rënduar veçmas fakti që nuk u lejua mbajtja e referendumit për disa ndryshime kushtetuese në Serbi, kohë më parë.

“Kurti gjendet në situatë të vështirë, pasi referendumi nuk u lejua”, tha ai, raporton RTV Dukagjini.

Shefi i ekzekutivit kosovar kishte përmendur zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë si mundësi që serbët lokal të votonin për referendumin por edhe në zgjedhje.

Maliqi, sugjeron se cilindo vendim që merr Qeveria, duhet të këtë koordinim me opozitën dhe institucionet e tjera.

Sipas tij çështja e referendumit dhe mbajtjes së zgjedhjeve nuk duhet të shihet si e shkëputur nga dialogu.

“Kurti duhet të ketë koordinim me opozitën, sepse këto tema lidhen me dialogun”, tha ai.

RTV Dukagjini, ka kontaktuar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, për këtë çështje.

Por, të njëjtat përfaqësi diplomatike nuk kanë kthyer përgjigje.

Njëjtë ka vepruar edhe Zyra e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, në takimin që kryeministri Albin Kurti e kishte ditë më parë me emisarët specialë Escoabar dhe Lajçak, ky i fundit ka treguar se kanë diskutuar edhe për mundësin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Një situatë e tensionuar u krijua në mes Kosovës dhe Serbisë u krijua në mes të muajit janar, kur Kosova pamundësoi mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Madje forca të mëdha të Njësive Speciale, u stacionuan në veri të Mitrovicës, për të ndërhyrë nëse do të kishte përpjekje për mbajtje të referendumit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?