Shtëpia muze e LPK-së, do të kërkohet mbështetje financiare nga Kurti dhe Konjufca

Shtëpia muze e LPK-së, do të kërkohet mbështetje financiare nga Kurti dhe Konjufca

Këshilli iniciues për ndërtimin e Shtëpisë Muze tё Lёvizjes Popullore të Kosovёs – LPK, ka mbajtur një takim ku është vendosur të angazhohen për finalizimin e shtëpinë muze të LPK-së, ndërkohë, kanë kërkuar që një objekt të merret nën përkujdesje institucionale. Sipas një komunikate të këtij këshilli, nga diskutimet e bёra në mbledhjen e Këshillit […]

Sipas një komunikate të këtij këshilli, nga diskutimet e bёra në mbledhjen e Këshillit Inicues, ku morën pjesë shumica e veprimtarëve të iniciativës e që jetojnë brenda vendit, është marrë vendim për angazhimin e tyre në ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, siç janë bazat e LPK-së dhe shtëpia në Kodër të Diellit, përballë qytetit të studentëve, e cila personifikon dhunën ushtarako – policore të RSFJ, si dhe terrorizmin shtetëror serb ndaj Kosovës.

“Këshilli kërkon që ky objekt të merret nën përkujdesjen institucionale, për të dëshmuar para brezave që vijnë, dhunën e pushtuesit, ku janë sulmuar dhe vrarë studentët që kanë demonstruar për Liri e Pavarësi. Këshilli Inicues do të parashtrojë kërkesën me shkrim, drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Parlamentit, Glauk Konjufca, të cilëve do t‘u kërkohet mbështetje financiare. Këshilli Inicues fton të gjithë veprimtarët e LPK-së, brenda dhe jashtë vendit, që të angazhohen në identifikimin dhe gjetjen e lokalitetit ku mund të ndërtohet shtëpia e LPK-së. Këshilli Inicues, në bashkëpunim me veprimtarët e LPK-së, do të identifikojnë të gjitha shtëpitë baza të LPK-së në Kosovë dhe viset e saja në Preshevë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Këshilli Inicues do të bëjë kërkesë me shkrim në Komunat përkatëse dhe Institutit për mbrojtjen e monumenteve historike, për restaurimin dhe mbrojtjen e tyre në mënyrë institucionale”, thuhet në njofitm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?