“Shqipëria pjesë e hartës së rrezikut rus”, paralajmërimi i ministres së Jashtme të Britanisë

“Shqipëria pjesë e hartës së rrezikut rus”, paralajmërimi i ministres së Jashtme të Britanisë

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë kthyer në një shqetësim ndërkombëtar për shkak të presionit që po ushtrohet së fundmi nga ana e presidentit rus Vladimir Putin. Në një intervistë të dhënë për mediat, ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka paralajmëruar se Vladimir Putin do të vazhdojë luftën me vendet fqinje, nëse […]

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë kthyer në një shqetësim ndërkombëtar për shkak të presionit që po ushtrohet së fundmi nga ana e presidentit rus Vladimir Putin.

Në një intervistë të dhënë për mediat, ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka paralajmëruar se Vladimir Putin do të vazhdojë luftën me vendet fqinje, nëse lejohet të pushtojë Ukrainën.

Ndërkohë një ditë më parë presidenti rus ka bërë një shfaqje të madhe të fuqisë ushtarake me stërvitjet bërthamore që përfshinin raketa balistike, nëndetëse dhe autokolona tankesh. Në kuadër të kësaj stërvistje zyrtarja britanike ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të bashkohet për të përballuar agresionin e Moskës.

Në intervistën e saj Truss ka theksuar se nëse Putin do të sulmonte Ukrainën do të ishte një pararendës që Rusia të përdorte forcën për të aneksuar më shumë ish-shtete sovjetike.

“Ne duhet të ndalojmë Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Ai ka qenë shumë i qartë  ambicia e tij nuk e çon vetëm në marrjen e kontrollit të Ukrainës, ai dëshiron ta kthejë kohën pas në mesin e viteve 1990 apo edhe para kësaj”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera në analizën e saj ajo shprehet se në rrezik për një mbizotërim rus kanë dhe vendet baltike dhe atotë Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet baltike janë në rrezik… edhe Ballkani Perëndimor. Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia kishte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore. Pra, është kaq e rëndësishme që ne dhe aleatët tanë t’i kundërvihemi Putinit. Mund të jetë Ukraina javën e ardhshme, por cili vend do të jetë më pas?’, është shprehur zyrtarja britanike.

Deklaratat e sekretares së Jashtme erdhën menjëherë pas pralajmërimit që kryeministri britanik Boris Johnson bërë më parë, se një pushtim rus i Ukrainës mund të shkaktojë “shkatërrimin e një shteti demokratik dhe tronditjet do të ketë jehonë në mbarë botën”./abcnews.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?