‘Shpifje, manipulim, qeverisje e dobët e VV’së’- Kastrati i reagon ashpër Rahimajt

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pasi kryetari aktual, Kadri Rahimaj tha se arrestimi i tre zyrtarëve të kësaj komune dhe një pronari të një kompanie ka të bëjë me qeverisjen e PSD-së. Kastrati përmes një postimi në Facebook tha se vitin e kaluar zyrtarët e komunës kanë dorëzuar kallëzim penal. Ai tha se ‘arrestimi […]
Kastrati përmes një postimi në Facebook tha se vitin e kaluar zyrtarët e komunës kanë dorëzuar kallëzim penal.
Ai tha se ‘arrestimi i tyre në ditën e kallëzimit penal të bërë nga qeverisja e Vetëvendosjes, pavarësisht se një kallëzim penal për këtë mashtrim ishte bërë muaj më parë nga vet zyrtarët, është qartësisht veprim si pasojë e ndikimit politik’.
“Shpifjet dhe manipulimet e Kadri Rahimajt janë të papranueshme dhe dashakëqija të cilat eksploatojnë një fatkeqësi për përfitime politike. Qeverisjen e dobët të Vetëvendosjes nuk e kompenzon përndjekja, damkosja dhe marrja e meritave për një rast që qëllimin e vetëm e ka pasur të mirën publike”, tha Kastrati
“Përpjekja për të siguruar mallin ka qenë e vazhdueshme dhe e evidentuar. Ky është një gabim procedural nga zyrtarët e arrestuar por i cili u bë me qëllimin e vetëm — të mirën publike. Ata vet e kanë denoncuar rastin. Unë u kam besuar plotësisht dhe vazhdoj t’u besoj. Një vepër penale e keqpërdorimit të detyrës zyrtare kryhet vetëm me dashje të përfitimit a pasurimit personal. Në rastin konkret, dashja e vetme e zyrtarëve të komunës ishte që mjetet të mos përfundojnë si suficit, por të shfrytëzohen për shkollat e Kamenicës”, thuhet tutje në reagim.












