‘Shërbëtor i regjimit kriminal’, Enver Hasani i reagon ish-këshilltarit të Kurtit

‘Shërbëtor i regjimit kriminal’, Enver Hasani i reagon ish-këshilltarit të Kurtit

Ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani i është përgjigjur reagimit të ish-këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, pasi ky i fundit e ka quajtur Hasanin shërbëtor të regjimit kriminal që sundoi Kosovën për 20 vjet dhe që sipas tij Hasani ka gënjyer kur ka deklaruar se Xhafer Deva ka shtyrë përpara agjendën naziste. Tutje studiuesi i historisë, Shkëlzen […]

Tutje studiuesi i historisë, Shkëlzen Gashi ka cituar historianin e mirënjohur Noel Malcolm mbi veprimtarinë e udhëheqësve nacionalistë shqiptarë gjatë luftës së dytë botërore, në mesin e të cilëve bën pjesë edhe Xhafer Deva dhe sipas Gashit, Hasani mendimin e tij e ka mveshur sikur mendim të historianit Malcolm.

E për këtë Hasani për Gazetën Express tha se për herë të parë për krimin ndaj hebrenjëve të Kosovës ka ndëgjuar nga Noel Malcolm, në vitin 1998, kur në pranverë të atij viti Hasani kishte bërë recnesionin e librit të tij mbi Kosovën. Ai thotë se krimi është bërë në kohën kur Xhafer Deva ka qenë ministër i Brendshëm.

“Unë për herë të parë për krimin ndaj hebrenjëve të Kosovës kam ndëgjuar nga Noel Malcolm, në vitin 1998, kur në pranverë të atij viti pata bërë recnesionin e librit të tij mbi Kosovën. Krimi është bërë në kohën kur Xhafer Deva ka qenë ministër i Brendshëm. Më vonë kam lexuar libra dhe recensione pafund që pohojnë të njejtën gjë, ndër të cilët më bindëset janë librat e David Motadel mbi Perandorinë nazist dhe Islamin, ku përfshihet Ballkani deti në detajet më të imëta. Recensioni im i librit të Noel Malkolm ka qenë i pari i llojit të vet, sepse është bërë akoma pa dalur në shitje libri i tij mbi Kosovën (një histori e shkurtër)”, tha Hasani.

Madje Hasani thotë se ajo çfarë ka thënë në intervistën e tij  nuk ka asnjë dallim nga recesioni i librit të tij që iu dedikohet viktimave të dhunës seksuale në Kosovë gjatë luftës së fundit.

“Ata që duan të dinë këtë fakt, mund të lexojnë recensionin në fjalë në librin tim “Tema të zgjedhura nga e drejta kushtetuese”, që gjendet në shitje në skriptoren e Fakultetit Juridik të UP, faqet 57-59 dhe 136-144. Libri im iu dedikohet viktimave të dhunës seksuale në Kosovë gjatë luftës së fundit, ashtu që unë nuk marr asnjë cent aty. Ata që e lexojnë recensionin do të shohin se nuk ka asnjë dallim nga ajo që them në intervistën time në GAZETAXPRESS të datës 12 shkurt 2022”, tha Hasani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?