ShBA lëviz ushtarët: ‘Harry S. Truman’ që mban aeroplanët luftarak arrin në Adriatik

ShBA lëviz ushtarët: ‘Harry S. Truman’ që mban aeroplanët luftarak arrin në Adriatik

Admirali amerikan, që po e udhëheq grupin sulmues me aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman” e aeroplanë luftarakë, nuk deshi të spekulonte të mërkurën për atë se çfarë vjen tutje pas përfundimit të ushtrimeve në Detin Adriatik. Rregullat e forcave detare i ndalojnë deklaratat për operacionet e së ardhmes. Por në kohën kur Pentagoni po kërkon mënyra […]

Por në kohën kur Pentagoni po kërkon mënyra për t’i siguruar aleatët e shqetësuar të NATO-s pas vendosjes së mbi 100.000 trupave ruse afër Ukrainës, aeroplanmbajtësja “Truman” është një simbol i fuqishëm i fuqisë së ushtrisë amerikane dhe i kapaciteteve të NATO-s në një rajon gjithnjë më të trazuar, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Vendimet që bëhen për atë se ku vendoset një grup sulmues nga Shtetet e Bashkuara janë vërtet në nivelin e sekretarit të Mbrojtjes, por ne jemi gati për të operuar kudo dhe kemi planifikuar që të jemi në angazhim të zgjatur, kur u nisëm nga Norfol-u (në Virgjinia të ShBA-së) dhe planifikojmë që të jemi të gatshëm për të operuar kudo që duhemi më së shumti”, tha admirali Curt Renshaë.

Grupi sulmues, që është vënë nën kontrollin operues të NATO-s, ndodhet në Detin Adriatik për manovra të bashkërenduara detare, trajnime për luftime kundër nëndetëseve dhe trajnime për sulme me rreze të gjatë. Ushtrimet pritet të përfundojnë më 4 shkurt, të premten.

Kur njoftoi për këto ushtrime, të quajtura “Sulmi i Neptunit 2022”, NATO-ja tha se kjo është hera e parë që nga Lufta e Ftohtë që një grup i plotë sulmues amerikan me aeroplanmbajtëse vendoset nën komandën e NATO-s.

Ndryshe, të mërkurën, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë rreth 3.000 trupa në Poloni dhe Rumani për t’i përforcuar aleatët e NATO-s në Evropën Lindore përballë atij që Uashingtoni e përshkruan si kërcënim rus për ta pushtuar Ukrainën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?