SHBA: Hetim në Kongres për të dhënat presidenciale të administratës Trump

SHBA: Hetim në Kongres për të dhënat presidenciale të administratës Trump

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve po heton nëse ish-Presidenti Donald Trump ka shkelur ligjin për të dhënat presidenciale, pasi në rezidencën e tij në Florida u zbuluan kuti me të dhëna presidenciale dhe sipas një njoftimi në media, ai kishte shkatërruar dokumente gjatë kohës që ishte në detyrë. Kryetarja e Komisionit Mbikëqyrës Carolyn Maloney […]

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve po heton nëse ish-Presidenti Donald Trump ka shkelur ligjin për të dhënat presidenciale, pasi në rezidencën e tij në Florida u zbuluan kuti me të dhëna presidenciale dhe sipas një njoftimi në media, ai kishte shkatërruar dokumente gjatë kohës që ishte në detyrë.

Kryetarja e Komisionit Mbikëqyrës Carolyn Maloney tha në një deklaratë të enjten se ishte “thellësisht e shqetësuar që këto të dhëna nuk iu dhanë Administratës Kombëtare të Arkivave dhe të të Dhënave menjëherë në përfundim të mandatit të administratës së ish-presidentit Trump dhe duket se ato janë nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë.

Ligjvënësja demokrate Maloney i dërgoi një letër arkivistit David Ferriero, duke kërkuar informacion për 15 kuti me të dhëna që Arkivi Kombëtar i mori në rezidencën e ish-presidentit Trump Mar-a-Lago, në Palm Beach të shtetit Florida.

Ligji për të dhënat presidenciale parashikon që dokumentat dhe të dhënat e një presidenti në detyrë dhe personelit të tij të ruhen në arkiva dhe një president në largim është përgjegjës për dorëzimin e dokumenteve në Arkivin Kombëtar në fund të mandatit.

Komisioni i Mbikëqyrjes po kërkon që t’i jepet qasje në komunikimet mes Arkivave Kombëtare dhe ndihmësve të Trump në lidhje me kutitë që mungojnë si edhe informacion për përmbajtjen e tyre. Maloney ka kërkuar që ky informacion t’i jepet deri në fund të javës së ardhshme.

Të dhënat janë të rëndësishme për çdo presidencë, por ato të ish-presidentit Trump marrin një rëndësi të veçantë, pasi janë në qendër të një hetimi të një komisioni tjetër të Dhomës së Përfaqësuesve për sulmin e dhunshëm të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, që synonte të ndalonte certifikimin e fitores së presidentit aktual Joe Biden. Trump, një republikan, dështoi në një përpjekje të tij për të mbajtur konfidenciale disa dokumente të Shtëpisë së Bardhë, një çështje që arriti deri në Gjykatën e Lartë.

Ish-presidenti tha në një deklaratë se pas “shkëmbimeve me frymë bashkëpunuese dhe të respektueshme”, Arkivi Kombëtar realizoi transportin nga Mar-a-Lago “të kutive që përmbanin Rekorde Presidenciale në përputhje me Ligjin e të Dhënave Presidenciale.”

“Dokumentet u dhanë lehtësisht dhe pa konflikt dhe mbi baza shumë miqësore,” tha Trump në deklaratë, duke shtuar se të dhënat një ditë do të bëhen pjesë e Bibliotekës Presidenciale Donald J. Trump.

Ekzistojnë shqetësime se zoti Trump po asgjësonte të dhëna përpara se të largohej nga detyra, dhe paneli mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve ia parashtroi këto shqetësime arkivistit në dhjetor 2020, në përfundim të mandatit të Trump.

Gazeta “Washington Post” njoftoi së fundmi se presidenti Trump kishte “shkatërruar” edhe dokumente delikate, edhe të tjera që ishin rutinë dhe se arkivisti ia ka referuar çështjen Departamentit të Drejtësisë për të hetuar nëse ish-presidenti ka shkelur Ligjin e të Dhënave.

Departamenti i Drejtësisë nuk ka komentuar. Një referim për ndjekje penale të mundshme nga një agjenci federale ose nga Kongresi nuk do të thotë se Departamenti i Drejtësisë ka të ngjarë të ngrejë akuza dhe madje as se do të pranojë ta hetojë çështjen.

Arkivi Kombëtar pranoi në fillim të kësaj jave se përfaqësuesit e Trump kishin bashkëpunuar me të dhe kishin gjetur të dhëna “që nuk ishin transferuar në Arkivin Kombëtar në fund të mandatit të Trump”.

Agjencia bëri të mundur që dokumentet të transportoheshin në Uashington.

Zyra e arkivistit tha se përfaqësuesit e ish-presidentit po vazhdojnë të kërkojnë të dhëna shtesë që u përkasin arkivave.

“Nuk ka dyshim që duhet kujdes dhe vigjilencë për dokumentimin e saktë, praktikat e menaxhimit të të dhënave, ruajtjen e të dhënave dhe dorëzimin e tyre në kohën e duhur në Arkivin Kombëtar në fund të një administrate”, tha Ferriero. “Dokumentet dhe të dhënat kanë rëndësi.”/voa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?