Selakoviq: Nëse Kosova nis të lobojë për njohje, ne nuk hezitojmë të lobojmë për çnjohje

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se nuk hezitojnë që të lobojnë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo sipas tij mund të ndodhë nëse institucionet në Kosovë lobojnë për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare, raporton RTV. “Nëse dikush mendon se do të punojë kundër nesh dhe të na […]
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se nuk hezitojnë që të lobojnë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kjo sipas tij mund të ndodhë nëse institucionet në Kosovë lobojnë për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare, raporton RTV.
“Nëse dikush mendon se do të punojë kundër nesh dhe të na e shtrijë dorën për t’u pajtuar për diçka, atëherë ta dinë se ne do ta ndryshojmë mënyrën se si sillemi”, ka shtuar ai.
Selakoviq më tej ka vazhduar duke thënë se projekti i Kosovës së pavarur është i dështuar.












