Sejdiu: PDK-ja e LDK-ja opozitarizmin e shohin vetëm në Kuvend

Sejdiu: PDK-ja e LDK-ja opozitarizmin e shohin vetëm në Kuvend

Analisti politik Dardan Sejdiu ka komentuar opozitën ndaj të cilës po përballet kryeministri i vendit, Albin Kurti. Sejdiu tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë tejkaluar një traumë të madhe, ajo e 14 shkurtit, dhe sipas tij, për më pak se një vit kanë arritur të korrin sukses në […]

Sejdiu tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë tejkaluar një traumë të madhe, ajo e 14 shkurtit, dhe sipas tij, për më pak se një vit kanë arritur të korrin sukses në zgjedhje lokale.

Sipas Sejdiut, lajm i mirë është ndërrimi i udhëheqjes në këto dy subjekte, në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe se dy liderët e rinj, të PDK-së dhe LDK-së, janë në kërkim të një paradigme të re për vetën dhe kjo, sipas Sejdiut, merr kohë.

“Edhe LDK-ja edhe PDK-ja janë në një aspekt të kurthuar nga e kaluara, sepse janë institucionaliste dhe opozitarizmin e shohin vetëm në suaza të kuvendit. Shumë pak e shohin opozitarizmin si një lloj orvatjeje të përditshme për të shpërfaqur kundërshti jokoherente”.

“VV-ja ka ardhur në pushtet, jo për shkak të konsistencës së saj, por për shkak të inkonsistencës së pushteteve, sepse VV-ja ka ndërruar qëndrime edhe në opozitë”, ka thënë Sejdiu në “Rubikon” në Klan Kosova.

Ndërsa, sa i përket Partisë Socialdemokrate dhe protestës së fundit të saj, Sejdiu tha se kauza ishte e drejtë.

“Për PSD-në, për mua kauza e protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike është kauzë e drejtë, kauzë që prek qytetarët dhe do të isha i befasuar për numër më të vogël në protestë”, ka thënë Sejdiu.

Më tej, ai ka komentuar edhe protestat e subjektit në pozitë, Vetëvendosjes, që bënte sa ishte në opozitë, ku tha se numri më i madh i protestuesve ishte në kohën e koalicionit VV-AAK-NISMA.

“Pra, protesta që kanë shkuar në numra të jashtëzakonshëm, ndërsa protesta kur VV ka qenë e vetme, kanë qenë protesta me 7 deri në 10 mijë njerëz kur ka qenë kauza e madhe. Ndërsa, PSD këtu, është protestë e mesme e VV-së. Përkundër një etikete që ia ka vendosur makineria e VV-së, PSD-së”, ka thënë Sejdiu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?