Salihu në debatin mbi Xhafer Devën: Kujton mungesën e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

Analisti dhe studiuesi Fitim Salihu, shkruan lidhur mbi debatin për Xhafer Devën se ‘ai mori një pozicion të gabuar global por të favorshëm lokal’. Ndonëse kjo, thotë Saliu, nuk e shfajëson orientimin e tij pronazist. “Ai mori nje pozicion te gabuar global, por te favorshem lokal per konditat e vitit 1941 (ndonese as kjo nuk […]
Analisti dhe studiuesi Fitim Salihu, shkruan lidhur mbi debatin për Xhafer Devën se ‘ai mori një pozicion të gabuar global por të favorshëm lokal’.
Ndonëse kjo, thotë Saliu, nuk e shfajëson orientimin e tij pronazist.
“Ai mori nje pozicion te gabuar global, por te favorshem lokal per konditat e vitit 1941 (ndonese as kjo nuk e shfajeson orientimin e tij pronazist). Titot e vocerr u rreshtuan drejt globalisht, por tumiren krimet lokalisht. Edhe pse sinqerisht nuk di se çfare lesh antifashisti je nese toleron ose merr pjese ne masakra ndaj bashkeqytetareve tuaj. Çka me intereson pozicioni yt per Luften e Spanjes, per invadimin e Abisinise ose per te drejten e ishullit te Kuaxhalenit per vetevendosje nese ne Kosove ke qene ne majat e pushtetit kur jane masakruar pleq, te rinj e femije ne Tivar, Drenice, Shale, Peje, Gjilan, Ferizaj, Presheve, Shkup, Kumanove, Tetove e ngado?!”, shkruan Salihu.
Shkrimi i plotë:
E ruajme midis kryeqytetit “Trekandeshin”, permendoren e pushtuesit edhe dy dekada pas largimit te tij. Por, nuk i kemi ngritur ende nje permendore Adem Jasharit. Ne kryeqytet. Ne kryeqytetin, banesat e te cilit jane ngritur mbi eshtrat dhe gjakun e mijera civileve te masakruar pas Luftes se Dyte Boterore. Ne kryeqytetin qe hiç me larg se ne Taukbahçe, thuajse ne qender, ende e ka varrezen masive te atyre diteve.
Te masakruar nga ajo Jugosllavi, monumentet e te ciles i ruajme ende. Sikur vuajme nga Sindromi i Stokholmit.Parvjet pati filluar rrezimi i permendoreve te Konfederates dhe gjeneraleve te saj nga aktivistet antiraciste ne ShBA.
Shume prej kosovareve qe pelqenin keto veprime, kur pata propozuar rrezimin e “Trekandshit”, si per absurd, me paten kundershtuar rrepte. Shume prej tyre, sot reagojne kunder Xh. Deves. Deva vertete ka bashkepunuar me nazistet, por ka shume rendesi kush e kritikon dhe pozicioni prej nga e kritikon. Vetem nje kritike e mirefillte antifashiste eshte legjitime. Jo nje kritike “antifashiste jugosllave”.
Nuk mund te jesh antifashist dhe ta glorifikosh nje regjim si Jugosllavia e Titos qe ka vrare foshnja e femije, ka masakruar mijera civile, ka perdhunuar gra, ka tredhur te rinj neper burgje, ka mohuar perdorimin e flamurit te nje kombi te tere dhe ka bere sa e sa veprime te tjera fashiste – prej propagandes per grate shqiptare si maqina te femijeve (fundja, çka dallon kjo prej Hitlerit), deri te mbyllja e shkollave ne gjuhen amtare. Krejt keto kane ndodhur ne periudhen 1944-1989 dhe jo vetem pas ardhjes se Milosheviqit ne krye. Kane ndodhur gjate Jugosllavise se Titos.
Prandaj, Xh. Deven e kritikon vetem nga prizmi i njemendte antifashist. Eshte hipokrizi ta kritikosh Xh. Deven e ta lavdosh Titon dhe titot e vocerr poshte tij. Rrezone “Trekandeshin” midis Prishtine dhe flasim edhe per shtepine e Xh. Deves. Edhe per te bamat e tij.
Ai mori nje pozicion te gabuar global, por te favorshem lokal per konditat e vitit 1941 (ndonese as kjo nuk e shfajeson orientimin e tij pronazist). Titot e vocerr u rreshtuan drejt globalisht, por tumiren krimet lokalisht. Edhe pse sinqerisht nuk di se çfare lesh antifashisti je nese toleron ose merr pjese ne masakra ndaj bashkeqytetareve tuaj. Çka me intereson pozicioni yt per Luften e Spanjes, per invadimin e Abisinise ose per te drejten e ishullit te Kuaxhalenit per vetevendosje nese ne Kosove ke qene ne majat e pushtetit kur jane masakruar pleq, te rinj e femije ne Tivar, Drenice, Shale, Peje, Gjilan, Ferizaj, Presheve, Shkup, Kumanove, Tetove e ngado?!












