Sa duhet t’iu hyjnë ethet në bark qytetarëve? Ligji për verifikimin e pasurisë përplas Bashën e VV me Kicën e Guxo

Sa duhet t’iu hyjnë ethet në bark qytetarëve? Ligji për verifikimin e pasurisë përplas Bashën e VV me Kicën e Guxo

Mënyra se si e konceptojnë qytetarët frikën nga ligji për konfiskimin e pasurisë, ka përplasur paksa deputetët e pushtetit. Deputetja e Listës Guxo, Daorsa Kica-Xhelili ka thënë se nuk është e të njëjtit mendim me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha lidhur me deklaratën se personat që kanë punuar kundërligjshëm duhet të frikësohen nga zbatimi […]

Deputetja e Listës Guxo, Daorsa Kica-Xhelili ka thënë se nuk është e të njëjtit mendim me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha lidhur me deklaratën se personat që kanë punuar kundërligjshëm duhet të frikësohen nga zbatimi i Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar.

Kica-Xhelili tha se të gjithë qytetarët mund t’i frikësohen këtij ligji për shkak të mungesës së informacioneve e jo veç pse kanë kryer krime.

“Mendoj që në parim krejt po e dimë se çka është synimi kryesor i këtij projektligji. Po dojmë me i ndjek të gjithë ata që kanë fituar në mënyrë të kundërligjshme,. Edhe hezitimet tona këtu janë të ligjshme. Nuk pajtohem me kolegun tim se nga ky Ligj duhet të frikësohen veç ata që kanë bërë krime sepse krejt qytetarët e thjeshtë laikë-juridikë të cilët i frikësohen zbatueshmerisë jo sepse kanë kryer krime por nuk e dinë, nuk e kuptojnë aplikueshmerinë e këtij ligji dhe këto sqarime janë diçka të nevojshme”, tha ajo në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.

Ajo tha se frika nuk është diçka negative.

“Mos e merrni frikën si diçka negative. Përkundrazi mendoj që frika është mënyra e vetme sesi evitohen problemet në zbatueshmerinë e ligjit. Një pjesë të madhe të brengave të mija i adresuat dhe po ndihem mirë”, tha ajo.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se personat që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duhet që të frikësohen nga Ligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar.

Ai tha se njerëzit e ndershëm nuk kanë arsye që të frikësohen.

“Kush don me u frikësu veç ata që kanë vjedh. Njerëzit e ndershëm nuk kanë nevojë me u firkësua e as nuk e paraqesin këtë frikë. Frika për rrëzimin në Kushtetuese ose që mundet me pas probleme ligjore aty janë të arsyeshme. Frika që mundet me pas probleme ligjore munden me qenë të arsyeshme. Por frika e atyre njerëzve që i frikësohen këtij projektligji janë ata që kanë keqpërdorur me detyrën zyrtare e që mendoj se e kanë detyrë me i kthy paret atje ku i kanë marrë”, tha Basha në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?