Rusia reagon pas paralajmërimit të ShBA-së për sulm rus ndaj Ukrainës

Rusia reagon pas paralajmërimit të ShBA-së për sulm rus ndaj Ukrainës

Rusia ka reaguar pas paralajmërimeve se sulmi i saj ndaj Ukrainës mund të ndodhë së shpejti, duke i akuzuar vendet dhe mediet perëndimore për përhapje të një “fushate të gjerë dezinformimi” dhe duke thënë se kjo po bëhet me qëllim të “devijimit të vëmendjes nga veprimet e tyre agresive”. Deklarata e Ministrisë së Jashtme të […]

Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Rusisë erdhi vetëm disa orë para një telefonate që pritet të zhvillohet mes presidentëve Joe Biden të Shteteve të Bashkuara dhe Vladimir Putin të Rusisë të shtunën dhe pasi ShBA-ja paralajmëroi se sulmi rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë shumë shpejt.

“Në fund të vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022, hapësira globale e informimit u përball me një fushatë të pashembullt mediale sa u përket madhësisë dhe sofistikimit, qëllimi i së cilës është që të bindet komuniteti botëror se Federata Ruse është duke përgatitur një pushtim të territorit të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.

Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jake Sullivan, të premten paralajmëroi se një sulm rus kundër Ukrainës mund të fillojë së shpejti, përfshirë sulmet me bomba dhe raketa. Ai i këshilloi të gjithë amerikanët që ndodhen në Ukrainë që të largohen sa më shpejt që është e mundshme nga ky shtet për sigurinë e tyre.

Derisa zyrtari amerikan tha se nuk është e qartë nëse Putini ka vendosur për ta pushtuar Ukrainën, ai shtoi se ekziston “një mundësi shumë e dallueshme” se Rusia do të veprojë ushtarakisht, shkruan CNN, përcjell Gazeta Express.

Të enjten, disa imazhe të reja satelitore, të publikuara nga kompania amerikane, “Maxar Technologies”, dukej se shfaqnin grumbullim të vazhduar ushtarak të Rusisë në Krime, në perëndim të Rusisë dhe në Bjellorusi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?