Rusia: Për pak orë i përgjigjemi ShBA’së

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, sot gjatë ditës ka thënë se Moska do t’i përgjigjet ‘mbrenda pak orëve’ propozimeve të Washingtonit në lidhje me sigurinë evropiane në kohën kur tensionet mbesin të larta pas vendosjes së trupave ruse në kufinjët me Ukrainën. Moska ka kërkuar garanci nga NATO dhe Washingtoni që Ukrainës do […]
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, sot gjatë ditës ka thënë se Moska do t’i përgjigjet ‘mbrenda pak orëve’ propozimeve të Washingtonit në lidhje me sigurinë evropiane në kohën kur tensionet mbesin të larta pas vendosjes së trupave ruse në kufinjët me Ukrainën.
Moska ka kërkuar garanci nga NATO dhe Washingtoni që Ukrainës do t’i pamundësohet anëtarësimi në organizatën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka kërkuar gjithashtu që NATO të ndalë të gjitha aktivitet ushtarake në Evropën Lindore, shkruan AlJazeera, përcjell Periskopi.
Këto kërkesa janë refuzuar kategorikisht, por ShBA-të kanë dërguar kundër-propozime të tjera ndaj Moskës që kanë për qëllim shtensionimin e situatës në mënyrë që të gjinden hapësira për marrëveshje në lidhje me qështjet e sigurisë.












