‘Rusia mund të sulmojë në çdo moment’ – Trupat britanikë do të largohen nga Ukraina

‘Rusia mund të sulmojë në çdo moment’ – Trupat britanikë do të largohen nga Ukraina

Trupat britanike që ndihmuan me stërvitje në Ukrainë do të largohen nga vendi këtë fundjavë, tha ministri i forcave të armatosura britanike, James Heappey, pasi paralajmëroi se Rusia mund të nisë sulmin “në çdo moment”. Heappey tha se numri i vogël i personelit të Mbretërisë së Bashkuar të dërguar për të trajnuar trupat ukrainase mbi […]

Trupat britanike që ndihmuan me stërvitje në Ukrainë do të largohen nga vendi këtë fundjavë, tha ministri i forcave të armatosura britanike, James Heappey, pasi paralajmëroi se Rusia mund të nisë sulmin “në çdo moment”.

Heappey tha se numri i vogël i personelit të Mbretërisë së Bashkuar të dërguar për të trajnuar trupat ukrainase mbi raketat antitank do të tërhiqej, së bashku me rreth 100 që do të ndihmonin me trajnimin më të gjerë të trupave si pjesë e Operacionit Orbital.

Britania, së bashku me të gjithë aleatët e tjerë të NATO-s, ka thënë se nuk do të luftojë kundër asnjë sulmi rus.

“Nuk do të ketë trupa britanike në Ukrainë nëse do të ketë një konflikt atje. Ata do të largohen gjatë fundjavës”, tha Heappey.

Inteligjenca perëndimore frikësohet se skenari më i mundshëm, në rast konflikti, është se forcat ruse do të kryejnë një sulm rrufe që synon të rrethojë Kievin, një qytet me më shumë se 3 milionë banorë, dhe të përpiqet të detyrojë një ndryshim të regjimit. Si hap i parë, forcat e Moskës do të synonin të degradonin me shpejtësi ushtrinë e Ukrainës në një sulm rrufe.

Por forcat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe po grumbullohen në Poloni për të ndihmuar në sigurimin e mbështetjes për vendin e Evropës Lindore dhe për të ndihmuar nëse ka një lëvizje masive të refugjatëve në rast të një pushtimi. Të premten, SHBA tha se do të dërgonte 3,000 trupa të tjera në Poloni.

Të shtunën, presidenti amerikan, Joe Biden, do të flasë me Vladimir Putin me telefon në një përpjekje për të zgjidhur krizën, raporton Guardian.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?