Rryma gjithqysh: Tri mundësitë e humbura nga Qeveria Kurti në ekonomi, sipas Dardan Sejdiut

Rryma gjithqysh: Tri mundësitë e humbura nga Qeveria Kurti në ekonomi, sipas Dardan Sejdiut

Albin Kurti më 14 shkurt të vitit 2021, në datën që përkon edhe dita e të dashuruarve pati arritur fitoren historike, fitoren e referendumit siç e quan ai, pas shumë e shumë viteve aktivizëm e opozitarizëm. Fushata e tij ishte karakterizuar në ndryshime rrënjësore të sistemit në Kosovë. Ai pati vënë edhe disa prioritete, ku […]

Albin Kurti më 14 shkurt të vitit 2021, në datën që përkon edhe dita e të dashuruarve pati arritur fitoren historike, fitoren e referendumit siç e quan ai, pas shumë e shumë viteve aktivizëm e opozitarizëm.

Fushata e tij ishte karakterizuar në ndryshime rrënjësore të sistemit në Kosovë. Ai pati vënë edhe disa prioritete, ku padyshim në mesin e tyre ishte zhvillimi ekonomik.

Por çka ndodhi në ekonominë e vendit që nga zotimet e para 14 shkurtit e deri më tash?

Njohësi i çështjeve ekonomike, por edhe ish-bashkëpartiaku i Kurtit, Dardan Sejdiu për Periskopin ka dhënë një analizë përmbledhëse të veprimeve dhe mosveprimeve të Qeverisë në pushtet lidhur me zhvillimin ekonomik.

Duke qenë se kryeministër Kurti, por edhe vartësit e tij, për çdo ditë përmendin se ka pasë rritje ekonomike prej 10 për qind muajve të fundit në vendin tonë, Sejdiu thotë se shifra të tilla rezultojnë kryekëput prej remitencave të bashkatdhetarëve, por jo si meritë e Qeverisë.

‘’Viti i parë ka qenë analizë e situatës, e jo veprime konkrete. Rritja ekonomike në vend ka qenë kryekëput e shtyrë nga remitancat e bashkatdhetarëve tanë, pa të cilët rritja do të ishte minore. Edhe nuk mundesh me thënë që qeveria ka marrë ndonjë veprim që me bë ndonjë kapërcim edhe prej anës së saj’’, ka thënë ai.

Sejdiu tutje përmend qalimet në këtë fushë, mirëpo gjithmonë duke e theksuar se ishte vit ekonomie i diasporës.

‘’Mjetet e mbetura te pashpenzuara. Investime kapitale ka pasë shumë pak, gjë që ka ndikuar edhe në zhvillim. Viti 2021, sa i përket ekonomisë është vit i diasporës, që duhet me e mbajtë si shtytës të zhvillimit e mirëmbajtjes së një ekonomie më të gjallë. Përndryshe, do të ishte vit jashtëzakonisht zhgënjyes po të mos ishin mjetet e diasporës. Sepse qeveria ka qenë edh e vobekët edhe gogja konservatore në shpenzimin e mjeteve të buxhetit’’, tha Sejdiu.

Duke qenë se në vitin e parë të mandatit nuk mund të flasim për dështime, Sejdiu numëron tri mundësi të humbura të pushtetit Kurti në ekonomi.

‘’Mendoj që e para ka të bëjë me konservatorizmin e qeverisë Kurti në shpenzimin e mjeteve të kategorive të investimeve kapitale, ku 400 milionë euro mbesin pa shpenzuar. Kjo është shumë  e parave mjaft e madhe. E dyta mundësia për me reagu me kohë në pranverë-verë të vitit të kaluar sa i përket parablerjes së energjisë elektrike në mënyrë që të sigurohemi që rritja të jetë më e butë dhe më mirë e menaxhuar dhe që xhepi i qytetarëve mos të goditet shumë. E treta, mos nisja e asnjë Ligji, asnjë pune që lidhet me skemat sociale, për me konsolidu pak këtë katrahurë të madhe që e kemi me skema sociale ku afro 600 milionë euro shpenzohet me skema pensionale, invalidore, sociale edhe vazhdon Kosova të jetë i vetmi vend pa një ligj për siguri shoqërore’’.

‘’Një vjet nuk është shumë  e nuk është as pak. Mbi këto trija, mund të flasim për mundësitë e humbura por rrjedhimisht edhe paafatësinë e qeverisë me menaxhu më mirë për ekonominë dhe shoqërinë’’, ka shtuar Sejdiu për Periskopin.

Zhvillimi i pashembullt ekonomik i përmendur nga kryeministri Kurti nuk u përkthye në ngritje të mirëqenies për popullin e thjeshtë. Edhe pse ky vit [i dyti me pandemi] ishte më produktiv sa i përket veprimtarisë së bizneseve, rritja enorme e çmimeve, kriza energjetike dhe telashet tjera shkaktuan ankth të madh financiar./PERISKOPI/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?