Rreth 98% e mësimdhënësve të vaksinuar ndaj COVID-19 në Gjakovë

Rreth 98% e mësimdhënësve të vaksinuar ndaj COVID-19 në Gjakovë

Situata me të infektuarit në institucione arsimore në Gjakovë tashmë është më e mirë seç ishte javë më parë. Aktualisht të gjitha shkollat po mbajnë mësim me prezencë fizike dhe orar të plotë. Në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjakovë janë të kënaqur me numrin e mësimdhënësve të vaksinuar, ndryshe nga nxënësit që janë në […]

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Baçi, konfirmoi për KosovaPress se aktualisht janë vetëm 14 paralele të cilat janë duke ndjekur mësimin sipas skenarit C, apo mësim në distancë.

“Në shkollat e Komunës së Gjakovës, nga raporti i fundit i cili është i datës 9 shkurt, të infektuar me COVID janë 29 mësimdhënës, ndërsa nxënës të infektuar janë 107. Vlen të theksohet se para dy jave, kemi arritur në një numër shumë më të madh të infektuarve, ku nga nxënësit kemi pasur 345 të infektuar, kurse mësimdhënës 105. Situatë kjo e cila na detyroi që 6 shkolla dhe 221 paralele të shkojnë në mësimin online,” tha Baçi.

Baçi deklaroi se numri i nxënësve të vaksinuar mbetet i ulët ndërsa mësimdhënësit i janë përgjigjur në masë të madhe thirrjes për vaksinim.

“Tek nxënësit numri është shumë më i ulët për shkak se Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) dhe shkollat kanë përpiluar një deklaratë, në të cilën prindi deklarohet që do të pranojë apo jo vaksinimin e nxënësve. Kemi numër të ulët të vaksinimit të nxënësve, kurse nga 1,535 mësimdhënës në komunën tonë, rreth 98% janë të vaksinuar, ndërsa 2% konsiderohen ato raste me sëmundje kronike dhe për të cilën mjekët kanë deklaruar se nuk kanë të drejtë të vaksinohen”, theksoi Baçi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Gjakova është komuna e katër në nivel vendi me më së shumti të vaksinuar, gjithsej 108,708 qytetarë të imunizuar. Ndërsa në këtë komunë aktualisht janë rreth 800 raste aktive me COVID.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?