Rrëfim i padëgjuar më parë nga Pandeli Majko, tregon si e kërcënoi Rusia me bombë nukleare për Kosovën

Rrëfim i padëgjuar më parë nga Pandeli Majko, tregon si e kërcënoi Rusia me bombë nukleare për Kosovën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, të mërkurën tha se skenarët provokues të ndërtuar nga rusët dhe serbët kanë kërkuar prej kohësh dobësimin e shtetit të Kosovës, por siguroi se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të ndodhë. Ai gjithashtu tregoi për kërcënimin rus me bombë nukleare gjatë luftës në Kosovë. I ftuar në […]

I ftuar në Top Channel, ish-kryeministri Majko tha se Kosova ka një garanci të një natyre tjetër nga ajo e Bosnjes dhe se sot mund t’i vendosim shumë faje Prishtinës, por përballja që ka Kosova me Beogradin është shumë delikate, pasi ka shumë paralele se si Moska vepron në marrëdhënie me fqinjët e saj.

“Më në rrezik më duket Srpska, Kosova ka një garanci të një natyre tjetër nga ajo e Bosnjës, Beogradi do jetë në një presion shumë të madh, por janë disa gjëra që nuk mund të vendosë vetë, por ka Rusinë nga mbrapa. Ne mund t’i vendosim shumë faje Prishtinës, por përballja që ka Kosova me Beogradin është shumë delikate, ka shumë paralele se si Moska vepron në marrëdhënie me fqinjët e saj. Edhe në ’99 rusët kanë qenë duke vdekur për bukën e gojës, por s’kanë qenë të tërhequr, kanë qenë aktivë, goxha presion duke filluar që nga zyra ime”, tha Majko.

Më tutje, shtoi: “Kam pritur një delegacion rus mbi gjysma e tyre erdhën me dekorata, në një moment të bisedës që u hap çështja e Kosovës e tha që Rusia ka bomba nukleare, domethënë më troç nuk mund të kërcënohet. Në një periudhë kemi qenë në presion qoftë edhe për të ndaluar bombardimet. Në kohët e presionit historia bëhet likuide, më shumë se për të bërë fajtor Kosovën, ajo në memorien e fuqive të mëdha është krijuar si precedent, që përmendet në çdo fajtor kjo nuk e vret Kosovën, por e bën edhe më të fortë. Kosova përfaqëson fitoren më të madhe të perëndimit mbi ligjin”, përfundoi ish-kryeministri.

Është diskutuar shumë rreth asaj se konflikti Rusi-Ukrainë mund të ndikojë në dhezjen e konflikteve të ngrira në Ballkan, sidomos në Bosnje dhe Kosovë, por për momentin duket se situata nuk do të përshkallëzojë edhe më tej, pas tërheqjes së disa trupave ruse nga afërsia e Ukrainës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?