Rrëfehet i riu që e pa masakrën e 11 shqiptarëve në Mitrovicë

Rrëfehet i riu që e pa masakrën e 11 shqiptarëve në Mitrovicë

Fatlum Sadiku, dëshmitar i masakrës në veri të Mitrovicë ka folur për natën kur u vranë 11 shqiptar në Mitrovicën e Veriut. Ai në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se ai atë natë ka fjetur herët dhe se ka dëgjuar vetëm armët duke gjuajtur.Sadiku tregoi se në lagjen e tij janë vrarë dy fqinj. […]

Ai në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se ai atë natë ka fjetur herët dhe se ka dëgjuar vetëm armët duke gjuajtur.Sadiku tregoi se në lagjen e tij janë vrarë dy fqinj.

“Një prej arsyeve pse besoj në zot është se atë natë unë kam fjetur herët. Në orën 21:00 që realisht i bie kur ka filluar masakra. E di që vetëm një breshëri kallashi kam dëgjuar dhe e mora vesh në mëngjes. Sot kur e shoh prej distance mendoj që ajo breshëri armësh ka qenë vrasja e Nezir dhe Shqipe Vocës sepse ata kanë qenë në lagjen tonë. Kjo ka qenë vrasja e vetme në lagjen tonë. I kam pyetur prindërit a keni ditur diçka dhe a më keni vendos diçka që me flejtë unë por ata janë betuar që jo”, deklaroi ai.

Më tutje, i riu që i mbijetoi masakrës në Mitrovicë tha se arsyeja pse nuk u sulmua lagja e tij është se një batalion danez e ka ruajtur ndërtesën e tyre.

“Deri në orën katër të mëngjesit prindërit e mi kanë qëndruar duarlidhur duke pritur se kur po vijnë tek ne, që nuk ka ngja. Arsyeja pse nuk ka ngja është besoj që disa ndërtesa rreth nesh i ka ruajtur një batalion danez”, ka thënë ai.

Sadiku tha se të nesërmen e ka kuptuar për vrasjet që kanë ndodhur atje.

“Të nesërmen e kuptoj për vrasjen. Kuptoj për shoqen e klasën Eminen që ishte plagosur në këmbë. Ata kanë qenë në banesën e Nexhmedin Ajetit ku e ka pësuar 13-vjeçari, Nderimi. Llogarite në një dhomë 4×4 kur gjuhen katër, pesë bomba se çfarë ndodh”, tha ai.

Ai tregoi se pas asaj nate janë zhvendosur nga veriu dhe kanë kaluar në Mitrovicën e jugut.

“Menjëherë vendosëm që të zhvendosemi në jug dhe shkuam në shtëpinë e hallës sime në Bair. Pastaj jemi kthyer prapë deri në qershor të vitit 2000″, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?