Rita Ora uron partnerin e saj: Faleminderit që je kaq i mirë çdo ditë

Rita Ora uron partnerin e saj: Faleminderit që je kaq i mirë çdo ditë

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora krahas një karriere shumë të suksesshme, fati e ka përcjellë edhe në dashuri. Artistja prej gati një viti po shijon romancën me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi dhe dyshja tashmë janë të pandashëm me njëri-tjetrin, ndërsa nuk mungojnë postimet e përbashkëta në rrjetet sociale. Së fundmi, […]

Artistja prej gati një viti po shijon romancën me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi dhe dyshja tashmë janë të pandashëm me njëri-tjetrin, ndërsa nuk mungojnë postimet e përbashkëta në rrjetet sociale.

Së fundmi, ishte 31-vjeçarja ajo që ka bërë një dedikim romantik për 46-vjeçarin me të cilin tregoi se njihet prej vitesh, ndonëse lidhja e tyre besohet të ketë nisur në mars të vitit të kaluar.

“Ne, 4 vite më parë, deri tash, faleminderit që je kaq i mirë, dhe që më argëton përgjithmonë. Urime Dita e Shën Valentinit miku më i mirë”, ka shkruar Rita në mbishkrimi e imazheve.

Ndërkohë, një ditë më parë çifti ishin së bashku për të shikuar finalen e “Super Bowl”, nga ku Rita gjithashtu solli foto në krahët e tij dhe miqve.

Artistja e hitit “Anywhere” dukej tejet atraktive në pozat nga stadiumi SoFi në Los Angeles.

Ndryshe, ditë më parë Rita kishte njoftuar se është bërë pjesë e kastit të aktorëve të serialit “Beauty and the Beast”, por Disney+ tashmë ka anuluar planet dhe xhirimet e tij u ndërprenë për shkak të vonesave të shumta të prodhimit.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya