Rama diskuton me Zyrën e BE-së për projektet e hekurudhës dhe sallës koncertale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me udhëheqësin e Komisionit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, ku kanë biseduar mbi projektet e hekurudhës dhe sallës koncertale. Rama ka njoftuar se në këtë takim kanë vlerësuar hapat e mëtejshëm të komunës për t’i evituar vështirësitë potenciale. “Sot patëm diskutim shumë konstruktiv […]
Rama ka njoftuar se në këtë takim kanë vlerësuar hapat e mëtejshëm të komunës për t’i evituar vështirësitë potenciale.
“Sot patëm diskutim shumë konstruktiv me udhëheqësin e Komisionit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Luigi Brusa, për dy projektet me rëndësi të madhe për zhvillimin kulturor dhe rijetësimin e infrastrukturës së Prishtinës. U fokusuam në vlerësimin e hapave të mëtutjeshëm që do të ndërmarrim si Komunë për t’i evituar vështirësitë potenciale. Me kënaqësi mirëpresim takimin e radhës për të ndërmarrë hapa konkret për realizimin e këtyre projekteve me vlerë kapitale për Prishtinën e Kosovën”, ka shkruar ai.












