Radoiçiqi nga arratia: S’kam lidhje me akuzën, gaboheni nëse mendoni të më dëboni nga Kosova

Radoiçiqi nga arratia: S’kam lidhje me akuzën, gaboheni nëse mendoni të më dëboni nga Kosova

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, thotë se ai nuk ka të bëjë fare me akuzat lidhur me rastin “Brezovica”, dhe se këtë “e dinë mirë edhe ata që e kanë urdhëruar këtë përndjekje politike, por edhe ata që e bëjnë atë”. “Nëse dikush në Kosovë e Metohi, qoftë nga institucionet apo përfaqësuesit ndërkombëtarë, mendon […]

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, thotë se ai nuk ka të bëjë fare me akuzat lidhur me rastin “Brezovica”, dhe se këtë “e dinë mirë edhe ata që e kanë urdhëruar këtë përndjekje politike, por edhe ata që e bëjnë atë”.

“Nëse dikush në Kosovë e Metohi, qoftë nga institucionet apo përfaqësuesit ndërkombëtarë, mendon se me akuza të tilla të rreme mund të më dëbojë nga Kosova përgjithmonë apo të më ndajë nga bashkëkombësit e mi dhe ta dobësojë luftën për Serbinë dhe serbët, gabon rëndë”, thuhet në deklaratën e Radoiçiqit, të publikuar nga Lista Serbe.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar të premten suspendimin nga puna për tre zyrtarë policorë, pasi ata dyshohet se kanë dështuar të ndalonin në vendkalimin kufitar në Bërnjak në veri të Kosovës, politikanin serb, Millan Radoiçiq, i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare.

Më herët, IPK-ja ka njoftuar se mbrëmjen e 3 shkurtit, Radoiçiq ishte paraqitur në pikën kufitare në Bërnjak dhe se kishte rezultuar se është person në kërkim.

Pavarësisht kësaj, ai ka drejtuar veturën e tij mbrapa dhe është kthyer në drejtim të Serbisë, ndërsa dokumentet e tij kishin mbetur te zyrtarët policorë në këtë vendkalim kufitar.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë filluar një procedurë hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ ”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK-ja bën të ditur se të tre zyrtarët policorë i takojnë Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu” dhe se që të gjithë janë punonjës në vendkalimin kufitar në Bërnjak.

Policia e Kosovës njoftoi të premten se zyrtarët kufitarë e kanë ndaluar automjetin dhe kanë filluar procedurat e regjistrimit dhe verifikimit të automjetit, si dhe personave në automjet.

“Gjatë realizimit të detyrave policore, zyrtarët kufitarë kanë kërkuar nga personi (vozitësi) që ta parkojë automjetin në vend parking, për të vazhduar me procedurat e mëtejme policore, mirëpo vozitësi gjatë parkimit me veturë është larguar me shpejtësi mbrapa në drejtim të territorit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndër tjera, në njoftim thuhet se zyrtarët policorë nuk kanë arritur ta ndalojnë automjetin.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Lista Serbe. Sipas saj, “përpjekja për të arrestuar Milan Radoiçiqin paraqet persekutim të përfaqësuesve politikë serbë, të cilin Prishtina nuk mund ta kontrollojë”.

“Për hir të së vërtetës, theksojmë se në bazë të informacioneve që disponojmë, kërkesa për arrestimin e Radoiçiqit nuk përmban asnjë provë apo ndonjë veprim të kundërligjshëm që ai ka bërë, por në përgjithësi flet për një rast të iniciuar në lidhje me dhënien e lejeve për ndërtimet në komunën e Shtërpcës, me të cilat Radoiçiq nuk ka të bëjë”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Brezovica është e njohur për qendrën e skijimit.

Në dhjetor të vitit 2021, lidhur me rastin “Brezovica” u arrestuan dhjetë persona, në mesin e të cilëve edhe ish-kreu i Komunës së Shtërpcës nga Lista Serbe,Bratisllav Nikoliq.

Ai dyshohet se ka fituar në mënyrë të kundërligjshme një milion euro.

Nikoliq dhe të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë marrë vila, vetura dhe dhurata të tjera në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtimin e vilave dhe objekteve të tjera në Parkun Kombëtar “Sharri”, ku gjendet edhe Brezovica.

Më 6 janar, autoritetet kosovare njoftuan se lidhur me rastin “Brezovica” kanë ngrirë rreth 6 milionë euro të të pandehurve, që dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Radoiçiq dhe disa serbë të tjerë nga Kosova u vendosën në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

Departamenti i Thesarit tha se grupi i sanksionuar është angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?