Ra qeveria, deputeti shqiptar: Mundësi reale që Abazoviq të bëhet kryeministër i Malit të Zi

Ra qeveria, deputeti shqiptar: Mundësi reale që Abazoviq të bëhet kryeministër i Malit të Zi

Mbrëmë është rrëzuar qeveria në Malin e Zi. Për të njoftuar më shumë rreth situatës dhe të rejave atje, deputeti nga koalicioni shqiptar në Mal të Zi “Bashkë nji za”, Fatmir Gjeka. Gjeka u pyet për mundësinë që Dritan Abazoviq të bëhet kryeministri i ri në Mal të Zi dhe deputeti tha se ka mundësi […]

Mbrëmë është rrëzuar qeveria në Malin e Zi. Për të njoftuar më shumë rreth situatës dhe të rejave atje, deputeti nga koalicioni shqiptar në Mal të Zi “Bashkë nji za”, Fatmir Gjeka.

Gjeka u pyet për mundësinë që Dritan Abazoviq të bëhet kryeministri i ri në Mal të Zi dhe deputeti tha se ka mundësi reale që kjo gjë të ndodhë.

“Mund të flitet dhe ka mundësi reale, megjithëse derisa të ndodhë kjo dhe derisa shkojnë bisedimet për t’u formuar qeveria e re, por në këtë kahje është duke shkuar situata. Dritani apo kushdo qoftë, detyrat e tij janë ato që i ceka më lartë (integrimi drejt Perëndimit)”, ka thënë Gjeka.

Tutje, deputeti shqiptar në Mal të Zi tha se qeveria që ra dje, ka gjashtë muaj që ka humbur besimin, e dje është rrëzuar edhe formalisht.

“Qeveria e 42-të e Malit të Zi, ka ndodhur që te ketë një iniciativë për votëbesim dhe të ketë notë negative nga parlamenti etë bie. Ka qenë më se e ditur që kjo qeveri do ta ketë jetën e shkurtër, duke ditur që në fillim subjektet shumicë kanë pasur rrugë të ndryshme. Ka më shumë se gjashtë muaj që qeveria s’e ka shumicën, por formalisht ka rënë mbrëmë”, ka thënë Gjeka.

“Na presin punë tjera, pikësynimet tona janë që Mali i Zi të vazhdojë rrugën për integrim në Bashkimin Evropian. Kemi një vit të cilin e kemi humbur kot për integrimin në BE, duke ditur që Mali i Zi është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka hapur të gjitha kapitujt me BE-në sa i përket integrimit. Tash kemi marrë raportin më negativ gjatë viteve të fundit në vitin e kaluar, si rezultat i sjelljes së kësaj qeverie që për fat të mirë, dje ra”, ka thënë deputeti shqiptar në T7.

Gjithashtu, Gjeka tha se deputetët shqiptarë në Mal të Zi, gjithmonë kanë qenë ata që i kanë dhënë shtytje Malit të zi për integrim drejt perëndimit, e se edhe kjo do të jetë pika kryesore e diskutimit në bisedimet që do të zhvillohen rreth qeverisë së re atje.

“Për fat të mirë, duhet t’i rikthehemi detyrave që kemi para nesh. Përfaqësuesit shqiptar kanë qenë gjithmonë ata që i kanë dhënë shtytje Malit të Zi në integrimin në NATO dhe BE. Pikat kryesore që na presin janë që nëse vjen te formimi i një qeverisje të re, pikat kryesore do të jenë temat për t’u integruar në BE”, shtoi Gjeka.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?