Qysh iku Millani: Skandalin e thellon informacioni se nuk punuan kamerat e sigurisë

Qysh iku Millani: Skandalin e thellon informacioni se nuk punuan kamerat e sigurisë

Momenti kur Millan Radoiçiq u ikë policëve kufitarë në Bërnjak, pasi ata e konfirmuan në sistem se ai është në kërkim, nuk është xhiruar nga kamerat e sigurisë. Inspektorati Policorë që ka suspenduar tre policët ka nisur hetimet lidhur me kamerat. Radoiçiq po kërkohet nga policia e Kosovës, për rastin e skandalit “Brezovica”. Millan Radojciq […]

Millan Radojciq i ka ikur, Policisë së Kosovë në kufi në mbrëmjen e së enjtës. Këtë e ka konfirmuar edhe vet Policia.

Deri tash Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar tre zyrëtarë policor, që ishin të përfshirë në ngjarje dhe hetimi po vzhon.

Insajderi merr vesh që hetimi është përqendruar në disa pista, por kryesorja është mos-funksionimi i kamerave.

Sipas burimeve të Insajderi, në momentin kur është arratisur nga duartë e policëve Radojciqi, kamerat e sigurisë në pikën kufitare në Bërnjak nuk po punonin. IPK-ja po sheh se a ka pasur ndërprerje të qëllimshme apo ndonjë defekt.

Sipas burimeve të Insajderit, deri tash del që Millan Radojciq as nuk e dinte që është në kërkim, pasi që për rastin që ishte në kërki më herët, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanovicit, i ishte hequr flet-arresti.

Millan Radojciq tash po kërkohet si i dyshuar në skandalin me ryshfet i njohur në publik si “Brezovica”.

Sipas burimeve të Insajderit, policët që e ndaluan Radojciqin duke e futur në sistem leternjofitimin e tij, sistemi i ka alarmuar se ai është në kërkim. Por mbetet ende të zbardhin hetimet se si ai arriti pastaj të ikë nga duart e policëve bash në momentin kur ai ishte ballë-për-ballë me ta dhe duke pritur kalimin e kontrollit kufitar.

Dokumentët e tij kanë mbetur në pikën kufitare. Insajderi merr vesh që të tre policët e susenduar janë të komunitetit serb.

Vite më parë IPK-ja pati realizuar një operacion të madh në Veri kundër kontrabandës, ku ishin arrestuar edhe policë. Disa prej tyre kanë dalur në hetim që ishin të lidhur me Millan Rdojciqin.

Edhe dokumenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vë sanksione Radojciqit. Përmend që ai është në këtë listë për shkak së në lidhje këtë ai për nevoja të aktivteteve të tij kriminale ka infiltruar edhe  policë serbë të Kosovës

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?