Qeveria shpërblen faturën e atyre që kursejnë rrymën, ja çka duhet të bëni sipas Muratit

Ministri Hekuran Murati sot ka folur për kursimin e rrymës dhe disa masa që siç thotë ai do i prezantojnë së shpejti, transmeton Periskopi. Ai tregoi se qytetarëve që harxhojnë më pak se muajve të vitit të kaluar, do u subvencionohet fatura. ‘’Cdo konsum i tepërt po na kushto shumë shtrenjtë për të importuar. Masat […]
Ministri Hekuran Murati sot ka folur për kursimin e rrymës dhe disa masa që siç thotë ai do i prezantojnë së shpejti, transmeton Periskopi.
Ai tregoi se qytetarëve që harxhojnë më pak se muajve të vitit të kaluar, do u subvencionohet fatura.
‘’Cdo konsum i tepërt po na kushto shumë shtrenjtë për të importuar. Masat ka të bëjë me faktin se kush arrin ta ulë konsumin me raport me muajin e njejtë të vitit paraprak, të subvencionohet’’, tha ai në konferencë.
‘’Nëse shpenzon 10 për qind më pak, e njëjta përqindje do të subvencionohet prej shtetit në atë faturë. Nëse ka shpenzuar në shkurtin e vitit të kaluar 100 euro, nëse këtë vit arrin ta ulë konsumin për 10 euro, do të marrë po aq nga shteti. Do të kursejë dyfish’’, shtoi ai./PERISKOPI/












