Qeveria Kurti e bën anëtar të Bordit të Trepçës profesorin që akuzohej se shkoi në motel me studenten

Qeveria Kurti e bën anëtar të Bordit të Trepçës profesorin që akuzohej se shkoi në motel me studenten

Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës të Trepçës. Pjesë e këtij Bordi del të jetë edhe profesor i biznesit në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, Ibrahim Krasniqi, i cili në vitin 2019 ishte para përjashtuar nga ky fakultet për shkak se kishte shkuar në motel me një studente… Ibrahim Krasniqi […]

Ibrahim Krasniqi nga dje është përzgjedhur si anëtar i Bordit të Trepçës, por para tri viteve, Krasniqi ishte para përjashtuar nga Fakulteti i Pejës, “Haxhi Zeka”, për shkak se kishte shkuar në motel me një studente.

Asokohe, rasti ishte konfirmuar nga fakulteti të cilët kishin marrë masën e para përjashtimit pasi ishte vërtetuar se ka shkuar me një studente në motel.

Vendimin për para përjashtimin e tij e kishte marrë Komisioni i Etikës në Universitetin e Pejës.

Krasniqi, në tetor të vitit 2018, kishte pranuar se kishte shkuar me studenten në motel vetëm për të pirë kafe. Ai kishte thënë se kishte rënë pre e një organizimi kriminal brenda UPHZ’së.

Masën e ndëshkimit ndaj tij e pati konfirmuar edhe rektori i asaj kohe, Fadil Millaku.

“Profesori në fjalë është në para përjashtim. Kjo masë ndëshkuese i është shqiptuar rreth dy muaj më parë. Këshilli i Etikës e ka marrë vendimin dhe ai është në para përjashtim”, kishte thënë Millaku.

Në anën tjetër, Krasniqi kishte pohuar se ka shkuar në motel me studenten për të pirë kafe, por ai kishte thënë se ky ka qenë skenar i dikujt tjetër për ta eliminuar.

Profesori kishte treguar se posa ishin ulur të pijnë kafe në motel, një patrullë policore i kishte legjitimuar të gjithë mysafirët, të cilët ishin duke pirë kafe aty.

“Absolutisht jam i pafajshëm, as s’kam marrë kurrë një ftesë as prej hetuesisë, as prej prokurorisë. Me iniciativë teme kom kërku sqarim në Prokurorinë e Pejës. Dekani i atij fakulteti, kjo është publike se i kam shkru me dhjetëra imella për shkelje, abuzime, avancime jo të rregullta akademike. Duke u thirrë me një shkresë çohet edhe merr masa, thotë këtë punë duhet me çu në këshill të etikës. Mas prokurorisë kam shku në IPK, kam kërku mu inicu procedurë ndaj këtyre hetuesve që janë vënë në shërbim të grupeve të caktuara”, pati thënë profesori.

“Unë ta kisha ditë që është studente e “Haxhi Zekës” se kisha taku jashtë”, pati thënë ai.

“Jam viktimë, që s’kanë gjete kurgjo ku me u kap e kanë zgjedhë këtë mundësi thjesht mem eliminu”, kishte thënë ai.

I kontaktuar nga Periskopi, z.Krasniqi ka thënë se ‘mund të shihemi dhe t’a jap aktvendimin, përgjigje që e gjetëm të njëjtën edhe për mediat tjera.

“Ai rast është mbyllur në fazën fillestare. Mund të shihemi ta jap aktvendimin për pushim të lëndës. Nuk ka pasur kurrfarë aktakuze. U kanë e qëllimshme ajo për njollosjen time”, u shpreh Krasniqi.

Ndërkohë, Krasniqi vazhdon të jetë profesor në Fakultetin e Pjesë, e nga dita e djeshme do të jetë edhe anëtarë i Bordit të Trepçës.

Ndryshe anëtarë të tjerë të Bordit të Trepçës janë edhe Bahri Hyseni, kryesues, Muharrem Peci, anëtar, Bujar Bilalli, anëtar dhe Xhevdet Tahiri, anëtar. /Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?