‘Qepon’ misioni i BE-së që mbikëqyri zgjedhjet: Shkarkimi i Dakës, në shpërputhje me praktikat e mira ndërkombëtare

‘Qepon’ misioni i BE-së që mbikëqyri zgjedhjet: Shkarkimi i Dakës, në shpërputhje me praktikat e mira ndërkombëtare

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka publikuar raportin përfundimtar pas vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale, të cilat u mbajtën më 17 tetor (raundi i parë) dhe 14 nëntor (raundi i dytë). Në deklaratën e këtij misioni theksohet se KQZ-ja i bëri përgatitjet për zgjedhje në mënyrë profesionale, duke respektuar të gjitha afatet ligjore […]

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka publikuar raportin përfundimtar pas vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale, të cilat u mbajtën më 17 tetor (raundi i parë) dhe 14 nëntor (raundi i dytë).

Në deklaratën e këtij misioni theksohet se KQZ-ja i bëri përgatitjet për zgjedhje në mënyrë profesionale, duke respektuar të gjitha afatet ligjore dhe gëzoi një nivel të lartë besimi nga të gjitha palët e interesuara.

Por, vëzhguesit evropianë kanë dhënë një vlerësim jo të mirë për shkarkimin e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, nga presidentja Vjosa Osmani, shkruan Demokracia.com.

Ata kanë vlerësuar se shkarkimi i Dakës ishte në shpërputhje me praktikat e mira ndërkombëtare.

“LZP përfshin garanci për pavarësinë dhe transparencën në funksionimin e KQZ-së, siç është mandati shtatëvjeçar i kryetarit, që mund të vazhdohet vetëm një herë dhe dispozita që sigurojnë që komisionerët nuk mund të hiqen për ndonjë lëshim të vogël, duke ulur kështu mundësinë për ndërhyrje politike.

Megjithatë, formulimi i paqartë i paragrafit (d) të nenit 61.5 të LZP-së që lejon largimin e kryetarit ose një anëtari nëse ata sillen ose veprojnë “në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së” nuk është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat përcaktojnë se arsyet për largim duhet të jenë “të përcaktuara qartë dhe në mënyrë kufizuese në ligj”.

Veçanërisht, vendimi i Presidentes së Kosovës për shkarkimin e ish-kryetares së KQZ-së më 14 qershor, katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve për kryetarë dhe kuvende komunale, u konsiderua nga partitë opozitare dhe shoqëria civile si i motivuar politikisht.

Në këtë vendim ndër të tjera pretendohej se kryetarja kishte dëmtuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së, kishte ushtruar presion të paprecedent mbi stafin e KQZ-së në njërën nga mbledhjet dhe se KQZ-ja kishte shpërfillur problemet që lidhen me listat e votuesve, trajnimin e komisionerëve dhe edukimin e votuesve.

Edhe pse Avokati i Popullit hodhi poshtë kërkesën e ish-kryetares së KQZ-së, e cila kundërshtoi shkarkimin e saj, është e diskutueshme nëse arsyetimi i vendimit për shkarkim do të çonte në një përfundim të besueshëm rreth përgjegjësisë së kryetares së KQZ-së”, thuhet në raportin e vëzhguesve të BE-së për Zgjedhjet Lokale 2021.

Në raportin e vëzhguesve evropianë përmenden edhe sulmet verbale dhe obstruksionet e anëtarëve të KQZ-së, nga Lëvizja Vetëvendosje ndaj ish-kryetares Daka.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?