Qalaj i PDK-së: Dardani u arrestua me të drejtë, por duhej bërë me dy-tre policë, jo aq shumë

Qalaj i PDK-së: Dardani u arrestua me të drejtë, por duhej bërë me dy-tre policë, jo aq shumë

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar mbrëmë, pak para se të hynte në emisionin “Pressing” në T7, ku ishte i ftuar për të folur për protestën e javës së kaluar. Arrestimi i Molliqajt zgjoi reagime të shumta. Partitë opozitare e quajtën arrestim politik nga pushteti, ndërsa ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj […]

Arrestimi i Molliqajt zgjoi reagime të shumta. Partitë opozitare e quajtën arrestim politik nga pushteti, ndërsa ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj për Periskopin ka treguar sesi e ka parë këtë aksion.

Forca të mëdha policore morën pjesë në arrestimin e Molliqajt, e këtë po e sheh si të panevojshme ish-kryepolici, Rashit Qalaj.

Qalaj për Periskopin ka thënë se arrestimi i Molliqajt është dashur të bëhet nga dy-tre policë e jo më shumë.

“Mendimi im është që z. Molliqaj me të drejtë është arrestuar mirëpo kam vërejtje në mënyrën se si është arrestuar. Policia është e autorizuar që ta përdorë forcën mirëpo në mënyrë proporcionale pra varësisht nga rezistenca të përdorë edhe forcë proporcionale. Sa i përket numrit të policëve te angazhuar në këtë arrestim mendoj që ka qenë një numër i madh pra i pa nevojshëm. Në këto raste duhet që urdhër arrestin ta zbatojnë dy ose tre policë ndërsa të tjerët të qëndrojnë në gatishmëri diku aty afër që në rast nevoje ( nëse arrestimi pengohet nga persona tjerë ) të mund të angazhohen shpejt.”, ka thënë ai për Periskopin.

Qalaj po ashtu tha se arrestimi i Molliqaj është dashur të ndodhë në ditën pas përfundimit të protestës.

“Unë mendoj që z. Molliqaj ka qenë dashur të arrestohej në momentin kur e ka goditur Policin . Mendoj që Policia e Kosovës qëllimisht nuk e ka arrestuar në ato momente për shkak se protesta ka mundur që të eskaloj në protestë të dhunshme por së paku është dashur që ta arrestojnë me mbarimin e protestës. Askush nuk guxon që ta godas Policin e Kosovës.”, ka thënë ai.

Ndërkohë, arrestimi i Molliqajt ngjalli reagimin e krerëve të partivë opozitare dhe analistëve.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se arrestimi i dhunshëm i Molliqajt ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike.

“Arrestimi i dhunshëm i Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranueshëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë”, ka shkruar ai në Facebook.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se çështja e arrestimit të Molliqajt është pak e çuditshme, pasi kauza e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës ishte e drejtë.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit, mendoj se nuk kanë mund ta arrestojnë, por kanë mund ta dërgojnë një ftesë. Çështja e arrestimit është pak e çuditshme për mua. Kauza e protestës ishte mjaft e drejtë për rritjen e shtrenjtimit të rrymë”, tha Haradinaj.

Kryetari Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se arrestimi i Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm. Sipas tij, arrestime të tilla nuk shihen në demokraci.

Tutje, Pacolli tha se Molliqaj do të lajmërohej vetë nëse do të kishte ftesë nga Policia e Kosovës.

“Arrestimi sonte i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash. Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj. Une jam i bindur se po të kishte ftesë Molliqaj vet do të lajmërohej aty ku do të ftohej”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë që PSD ka kërkuar lirimin e tij./Periskopi/

PSD kërkon lirimin e Molliqajt: Arrestimi i tij ishte orkestruar “nga lart”

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?