Putin: Duhet ta zgjidhim tash çështjen e NATO-s në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se garancitë perëndimore se Ukraina nuk do t’i bashkohet NATO-s së shpejti nuk janë mjaft të mira dhe se Rusia “duhet ta zgjidh çështjen tani”. Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Putin tha gjithashtu se Moska është gati për bisedime me […]
Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Putin tha gjithashtu se Moska është gati për bisedime me SHBA-në dhe NATO-n mbi kufizimet për vendosjen e raketave dhe transparencën ushtarake, raporton The Guardian.
Scholz tha se anëtarësimi i Ukrainës nuk është në rend të ditës, duke shfrytëzuar mundësinë për të bërë shaka në kurriz të Putinit, sipas Max Seddon të Financial Times.
Takimi i sotëm Putin – Scholz
Rusia ka bërë presion për një veto ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO që kur Kremlini parashtroi një sërë kërkesash maksimaliste sigurie dhjetorin e kaluar, ndërsa anëtarët e Aleancës kanë theksuar vazhdimisht të drejtën e tyre për ta lejuar anëtarësimin e shteteve tjera.
Putin bëri thirrje gjithashtu që konflikti në Ukrainën lindore të zgjidhet përmes procesit të paqes në Minsk.
Konferenca e përbashkët për shtyp e Putin dhe Scholz
Sipas gazetarit Mark MacKinnon, Scholz iu referua edhe Minskut dhe votimeve në Dumën ruse, ku deputetët i kërkuan Putinit t’i njohë dy republikat separatiste të vetëshpallura në Ukrainën lindore. Scholz tha se nëse ai votim do të bëhej realitet, procesi [Minsk] do të përfundonte.
Marrëveshja e Minskut, një marrëveshje e ngecur e vitit 2015 midis Moskës dhe Kievit, e ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania, është theksuar gjithashtu nga presidenti francez Emmanuel Macron si një rrugëdalje nga ngërçi aktual.












