Putin bisedë për Ukrainën në tavolinë super të gjatë edhe me Lavrovin: Paranojë apo superfuqi?

Putin bisedë për Ukrainën në tavolinë super të gjatë edhe me Lavrovin: Paranojë apo superfuqi?

Kur Vladimir Putini zhvilloi një takim me presidentin francez Emmanuel Macron në Moskë, tavolina e stërgjatë ra në sy. Kjo ishte interpretuar fillimisht me një stuhi memesh në rrjetet sociale e më vonë duke zënë vend në gojët e ekspertëve të diplomacisë e protokolit ndërkombëtar duke ngritur pyetje se a ishte ky një ofendim për […]

Kur Vladimir Putini zhvilloi një takim me presidentin francez Emmanuel Macron në Moskë, tavolina e stërgjatë ra në sy. Kjo ishte interpretuar fillimisht me një stuhi memesh në rrjetet sociale e më vonë duke zënë vend në gojët e ekspertëve të diplomacisë e protokolit ndërkombëtar duke ngritur pyetje se a ishte ky një ofendim për presidentin francez.

Por më vonë, u vërtetua që në fakt, ka qenë kërkesë e Macron që të kishte një distancë të gjaatë me Putinin, shkaku që Macron refuzoi një test rus për informata rreth koronavirusit.

Raportohet se sot, 14 shkurt 2022, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka diskutuar me disa nga ministrat e tij lidhur me situatën e krijuar rreth Ukrainës.

The Guardian ka raportuar se minsitri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka këshilluar presidentin rus që të vazhdojë dialogun me Perëndimin, duke i thënë veç tjerash se ‘ka ende hapësirë për dialog’.

Ajo që bie në sy, është se Vladimir Putini edhe në takim me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Lavrov, pati një tavolinë shumë të gjatë.

Guardiani ka transmetuar një fjali që thotë se Putin ka pyetur fjalëpërfjalshëm Lavrovin se ‘a ka mbetur hapësirë për dialog në këtë situatë’.

Lavrovi i tha në takim Putinit, siç transmeton Guardian (përkthen Periskopi) se ‘dialogu me perëndimin do et duhej të vazhdonte përkundër asaj që përgjigjet nga Bashkimi Evropian dhe NATO nuk kanë qenë të kënaqshme’.

“Ne kemi paralajmëruar edhe më parë se nuk jemi për negociata që s’përfundojnë kurrë lidhur me pyetjet tona që kemi rreth situatës së krijuar sot (tash rreth Ukrainës v.j’”, ka thënë Lavrov.

Por ai vazhdoi tutje se duhet ta thotë edhe një gjë: “se gjithmonë ka mundësi të tjera”.

“Në këtë situatë unë mendoj se ende ka mundësi të mos eskalohet situata. Në këtë pikë, do të sugjeroja të vazhdonim të punonim rreth dialogut’, vazhdoi tutje Lavrov, përkthen Periskopi

Ndërkohë përvec Lavrovit, Vladimir Putini takoi edhe ministrin e tij të brendshëm, Sergei Shoigu, i cili tha se çështja problematike që shqetësoi perëndimin rresh stërvitjeve ushtarake ruse në Bjellorusi, ka përfunduar.

(Tavolina e gjatë në takimin Putin – Shoigu) 

“Stërvitjet ushtarake në Bjellorusi kanë përfunduar’, citohet të ketë thënë ministri i brendshëm rus.

Pse tavolinat e gjata: Pjesë të përkthyera më poshtë rreth kësaj teme, nga një shkrim i Oliver Holmes për Guardian;

“Për ata që udhëheqin, dekoret, mobileritë mund të jenë një shenjë që tregon përshtypjen, sharmin ose…intimidimin.

Në jetën reale, përveç filmave, e shohim Vladimir Putinin teksa shkakton konfuzion masiv me tavolinat e gjata.

Cili është mesazhi qe jep Putini përmes tavolinave, nëse ka ndonjë të tillë?

Presidenti 69 vjeçar rus, është shumë paranoik sa i përket koronavirusit. Kremlini vazhdon të kërkojë karantinë dy javore për të gjithë ata që duhet ta takojnë presidentin rus, pavarësisht se ai ka marrë dozat e vaksinës.

Por autori i tekstit, teksa krahason vend-pritjet e homologëve (edhe ideologjik të Putinit) nëpër botë, thotë se kjo është një shenjë për të treguar superfuqi”. /Guardian/Periskopi

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?