PSD: Policia ka dezinformuar dhe gënjyer – Qëllimi i tyre kriminalizimi i protestës

Partia Social Demokrate në një reagim të tyre, po thotë se Policia e Kosovës, po bën propagandë me qëllim kriminalizimin e protestës dhe arrestimin e dhunshëm të aktivistëve të këtij subjekti. Sipas PSD-së, policia ka dezinformuar duke thënë se vetëm katër aktivistë të PSD-së, janë në mbajtje. Për më shumë detaje, ja kumtesa e plotë: […]

Partia Social Demokrate në një reagim të tyre, po thotë se Policia e Kosovës, po bën propagandë me qëllim kriminalizimin e protestës dhe arrestimin e dhunshëm të aktivistëve të këtij subjekti.

Sipas PSD-së, policia ka dezinformuar duke thënë se vetëm katër aktivistë të PSD-së, janë në mbajtje.

Për më shumë detaje, ja kumtesa e plotë:

”Policia e Kosovës po e vazhdon propagandën që ka për qëllim kriminalizimin e protestës dhe arrestimin e dhunshëm të aktivistëve.

Policia ka dezinformuar dhe ka gënjyer. Ka dezinformuar kur ka thënë se janë në mbajtje 4 aktivistë. Aktivistët e arrestuar janë 6, emrat e tyre janë: Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Natyra Kuçi, Genc Sherifi, Frashër Krasniqi.

Gënjeshtra ndërkaq është e kulluar lidhur me rrjedhën e protestës. Ata thonë se janë lënduar 4 policë, por në fakt pamjet tregojnë se janë protestuesit që të shtrirë janë shkelur me këmbë. Evidenca mjekësore dëshmon po ashtu se ndihmë mjekësore kanë kërkuar Dardan Molliqaj dhe Gent Brahimi.

Ne vazhdojmë të kërkojmë përgjigje në lidhje me vendimin e shtrenjtimit të rrymës. Mashtrimi, gënjeshtra e manipulimi i ZRrE-së tashmë u dëshmua edhe me dhunën policore që u përdor dje”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?