PSD: Nga 13 aktivistë të arrestuar, 6 prej tyre përfshirë Molliqajn mbesin në mbajtje 48 orë

PSD: Nga 13 aktivistë të arrestuar, 6 prej tyre përfshirë Molliqajn mbesin në mbajtje 48 orë

Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë njoftuar se nga 13 aktivistë të arrestuar, 6 prej tyre, përfshirë edhe kryetarin e kësaj partie Dardan Molliqaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati në një konferencë për media ftoi Inspektoratin e Policisë dhe shoqërinë civile që të reagojë ndaj policëve civil të cilët […]

Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati në një konferencë për media ftoi Inspektoratin e Policisë dhe shoqërinë civile që të reagojë ndaj policëve civil të cilët kanë përdorur dhunë në aksionin e PSD-së në ZRRE-së.

“Prej 13 të arrestuarve që kanë qenë sot, 6 pre tyre janë dërguar në mbajtje 48 orë, do të thotë kryetari Dardan Molliqaj, sekretarja Teuta Rrusta, Natyra Kuçi, Don Lushi, Genc Sherifi dhe Frashër Krasniqi, sot iu ka mohuar liria për 48 orë me vendim të prokurorit. Sot në shërbim të qeverisë dhe në mungesës së transparencës, policia dhe prokuroria është vendos dhe po tenton ta ndal dhe ndërprenë protestën, reagimin dhe rezistencën ndaj një vendimi të padrejtë. Ne si PSD kërkojmë urgjent që duhet të lirohen edhe këta 6 aktivistë”, tha ai.

Nënkryetari tjetër i PSD-së, Zgjim Hyseni tha se protesta e tyre e ka nxjerr në pah një ekses në mes Qeverisë, ZRRE-së dhe KESCO-s.

“Ndërkohë që ka disa ditë që ka filluar çmimi i energjisë elektrike me iu faturu qytetarëve me rritje, ende askush sot deri në momentin që po flasim nuk e di se sa është çmimi i kilovatit, sa është kjo rritje, pra këta janë gabim edhe me procedurat e veta. …tash që ka vendim për ngritjen e çmimit të rrymës i kemi vetëm dy paragrafa, domethënë njerëzit sot nuk e dinë sa kusht kilovati nga zero deri në 800 kilovat, nuk e dinë sa është kjo rritje. Po ashtu, nuk e dinë sa është rritja 800 kilovat e lartë, sepse po fshehët marrëdhënia KESCO, ZRRE me qeverinë”, tha ai, duke shtuar se askush nuk po u tregon këtë rritje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?