Prokuroria tregon ku ishin futur 83 kilogramët e drogës, ishin nisur nga Turqia

Prokuroria tregon ku ishin futur 83 kilogramët e drogës, ishin nisur nga Turqia

83 kilogramët e drogës që janë sekuestruar sot në pikën kufitare në Han të Elezit janë gjetur në 32 reflektorë që ishin nisur nga Turqia dhe për destinacion kishin Prishtinën. Të mërkurën në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit, është gjetur drogë me peshë 83.5 kg, e llojit heroinë. Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, […]

83 kilogramët e drogës që janë sekuestruar sot në pikën kufitare në Han të Elezit janë gjetur në 32 reflektorë që ishin nisur nga Turqia dhe për destinacion kishin Prishtinën.

Të mërkurën në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit, është gjetur drogë me peshë 83.5 kg, e llojit heroinë.

Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në një konferencë për media kanë thënë se për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, ndërkohë që dy janë në kërkim.

Kryeprokurori Shukri Jashari, ka theksuar se këta persona janë ndaluar për 48 orë, si dhe akuzohen për veprën penale blerja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.

Sipas prokurorisë dorga ishte e fshehur në pajisje për ndriçim dhe bëhet fjalë për 160 paketime me heroinë.

“Kjo ngarkesë me 83 kilogramë është ngarkuar në Turqi dhe destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollimit është dyshuar se në mjetin transportues kanë qenë 32 reflektorë dhe në ata kanë qenë të futur 160 paketime me heroinë, i njëjti mall është sekuestruar nga policia”.

“Po ashtu është sekuestruar një kombi e një veturë e tipit Land Rover”.

Tutje theksoi se gjatë ditës janë bastisur edhe disa lokacione, në Pejë edhe Prishtinë është duke vazhduar bastisja edhe në pesë lokacione të tjera ka thënë Jashari.

Ndërkaq, Udhëheqja e Zyrës Doganore të Hanit të Elezit, Sakibe Nuredini, tha se gjatë punës rutinore, zyrtarët kontrolluan maunën dhe gjatë kontrollit në 32 reflektor kanë gjetur substanca narkotike.

“Menjëherë, kemi bashkëpunuar me policinë dhe prokurorinë për këtë rast”, ka thënë Nuredini.

Lidhur me këtë, edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, reagoi në Facebook.

Sveçla tha se rezultatet nuk mungojnë kur mes institucioneve ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë.

“Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë. Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë! 83.5 kilogram heroin më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, ka deklaruar Sveçla.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?