Prokuroria: Dy serbët e përfolur për helmimet në Deçan s’kanë lidhje me rastin

Në korrikun e vitit të kaluar, Deçanin e kaploi një tragjedi. Mbi 1800 persona nga ky qytet, kërkuan ndihmë mjekësore shkaku i helmimeve nga uji. Atëkohë, ishin përhapur informacione të ndryshme lidhur me shkaktarin e helmimeve e një prej tyre, ishte edhe rrjedhja e informacionit se dy persona të nacionalitetit serb, ishin parë afër një […]
Në korrikun e vitit të kaluar, Deçanin e kaploi një tragjedi. Mbi 1800 persona nga ky qytet, kërkuan ndihmë mjekësore shkaku i helmimeve nga uji.
Atëkohë, ishin përhapur informacione të ndryshme lidhur me shkaktarin e helmimeve e një prej tyre, ishte edhe rrjedhja e informacionit se dy persona të nacionalitetit serb, ishin parë afër një pusete në këtë qytet.
Mirëpo sot prokurori i rastit, ka shfajësuar dy qytetarët serb, duke thënë se nga hetimet që janë kryer, ‘ata nuk janë të involvuar në këtë rast’.
“Në kohën kur janë identifiku dy personat e nacionalitetit serb, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet me profesionalizëm të lartë, por ka rezultuar se të njëjtit nuk janë të involvuar në rastin në fjalë”, ka thënë prokurori.
Por, Prokuroria në Pejë ka bërë me dije se sot është ngritur aktakuzë ndaj dy personave lidhur me helmimet në Deçan.
“Ju njoftoj se pas një hetimi intensive, në çështjen penale me rastin e njohur si helmimet e mbi 1500 qytetarëve të komunës së Deçanit dhe fshatrave përreth, sot kam ngritur aktakuzën kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonale Hidrodrini në Pejë, dhe atë kundër drejtorit të dep.teknik për ‘shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm’ dhe kundër kimistes për ‘mos evitimin e rrezikut’, ka thënë Prokurori.
“Në rastin konkret, mbi 1500 qytetarë kanë kërku ndihmë mjekësore, 872 kanë pasë simptoma që i referohen helmimeve nga uji i pijshëm”, ka thënë prokurori, përcjell Periskopi.
Lidhur me dyshimet për veprat penale, prokurori dha pak detaje:
“Rreziku është shfaqë me mossigurimin e pusetave, ku ka mundur gjithkush të ketë qasje por edhe nga mungesa e klorit që tregon se testimet nuk kanë qenë të rregullta”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.
“Kemi dëshmitarë dhe dëshmi, në saje të të cilëve edhe kemi ngritë aktakuzën”, ka thënë ai./Periskopi/












