Profesori amerikan me dedikim prekës për Kosovën: Doli nga hiri i mijëra burrave dhe grave të masakruara nga ushtria serbe

Profesori amerikan me dedikim prekës për Kosovën: Doli nga hiri i mijëra burrave dhe grave të masakruara nga ushtria serbe

Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, i ka kushtuar Kosovës disa fjalë emocionuese me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një statusi në Facebook, Ben-Meir ka thënë se Kosova po feston një arritje të madhe historike në 14-vjetorin e Pavarësisë së saj, për t’u bërë një vend sovran me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe […]

Përmes një statusi në Facebook, Ben-Meir ka thënë se Kosova po feston një arritje të madhe historike në 14-vjetorin e Pavarësisë së saj, për t’u bërë një vend sovran me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë aleatëve perëndimorë.

“Në këtë ditë të rëndësishme, të gjithë duhet të kujtojnë se Kosova ka dalë nga hiri i mijëra burrave dhe grave që u masakruan nga ushtria serbe në përpjekje për të parandaluar ngritjen e një demokracie të pavarur dhe të lirë. Edhe pse më shumë se 117 vende e kanë njohur Kosovën si shtet gjatë 14 viteve të fundit, Beogradi refuzon ta bëjë këtë me inkurajimin e Rusisë, e cila e vë veton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çdo rezolutë që do të njihte Kosovën dhe e pengon atë të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Ben-Meir, transmeton lajmi.net.

Tutje, ai ka thënë se Serbia nuk është pengesa e vetme në rrugën e Kosovës drejt një të ardhme më të mirë.

“Udhëheqësit e Kosovës kanë një përgjegjësi morale dhe një detyrë të shenjtë për të vënë interesin kombëtar të vendit mbi interesin e tyre. Thjesht shpallja e Pavarësisë, nuk ka bindur mijëra të rinj kosovarë të qëndrojnë në vend, pasi ata kanë kërkuar mënyra për të gjetur mundësi më të mira pune dhe një perspektivë më të ndritur jashtë vendit të tyre. Kosova nuk mund të përballojë ikjen e trurit”, ka shkruar Ben-Meir.

Në fund, ai ka thënë se Serbia nuk mund ta kthejë kurrë Pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë i profesorit amerikan:

Në 14-vjetorin e pavarësisë së saj, Kosova feston një arritje të madhe historike për t’u bërë një vend sovran me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe pothuajse të gjithë aleatëve perëndimorë. Në këtë ditë të rëndësishme, të gjithë duhet të kujtojnë se Kosova ka dalë nga hiri i mijëra burrave dhe grave që u masakruan nga ushtria serbe në përpjekje për të parandaluar ngritjen e një demokracie të pavarur dhe të lirë.

Edhe pse më shumë se 117 vende e kanë njohur Kosovën si shtet gjatë 14 viteve të fundit, Beogradi refuzon ta bëjë këtë me inkurajimin e Rusisë, e cila vë veton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çdo rezolutë që do të njihte Kosovën dhe e pengon atë të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, Serbia nuk është pengesa e vetme në rrugën e Kosovës drejt një të ardhmeje më të mirë. Udhëheqësit e Kosovës kanë një përgjegjësi morale dhe një detyrë të shenjtë për të vënë interesin kombëtar të vendit mbi interesin e tyre. Thjesht shpallja e pavarësisë nuk ka bindur mijëra të rinj kosovarë të qëndrojnë në vend, pasi ata kanë kërkuar mënyra për të gjetur mundësi më të mira pune dhe një perspektivë më të ndritur jashtë vendit të tyre. Kosova nuk mund të përballojë ikjen e “trurit”. Vetë e ardhmja e saj qëndron në vitalitetin e rinisë së saj, në të cilën çdo kosovar ka një interes.

Serbia nuk mund ta kthejë kurrë Pavarësinë e Kosovës. Tani i takon qeverive aktuale dhe të njëpasnjëshme të Kosovës që të luftojnë korrupsionin, të investojnë te njerëzit – veçanërisht në shëndetësi dhe arsim – dhe të tërheqin investitorë të huaj për të rritur ekonominë dhe për të përparuar.

Gjatë gjithë kohës, Kosova duhet të ruajë demokracinë e saj dhe të mbrojë me zell të drejtat e njeriut, gjë që do ta bëjë atë model për të gjitha shtetet ballkanike dhe më gjerë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?