Prizrenasi e rrah gruan, pastaj i dëbon nga shtëpia të gjithë familjarët

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Në raportin e policisë për ditën e djeshme, thuhet se i njëjti person më pas i ka dëbuar nga shtëpia të gjithë familjarët. Gjatë bastisjes së shtëpisë së dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë me […]
Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Në raportin e policisë për ditën e djeshme, thuhet se i njëjti person më pas i ka dëbuar nga shtëpia të gjithë familjarët.
Gjatë bastisjes së shtëpisë së dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë me leje: një pistoletë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe 191-fishekë.












