Pritet arritja e trupave amerikane në Rumani, do të ketë përforcime

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se trupat amerikane do të arrijnë nga Gjermania në këtë vend të mërkurën në mbrëmje dhe do ta mbrojnë pjesën lindore të vendeve të NATO-s nga përhapja e mundshme e krizës së Ukrainës. Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë rreth 3.000 trupa shtesë në Poloni dhe Rumani për ta […]

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë rreth 3.000 trupa shtesë në Poloni dhe Rumani për ta fuqizuar aftësinë mbrojtëse të Evropës Lindore. Në Rumani, Shtëpia e Bardhë do të vendosë një skuadron “Stryker” nga Vilseck-u i Gjermanisë, shkruan Reuters.

Ministria rumune tha se një pjesë e skuadronit amerikan do të hyjë në Rumani rreth orës 20 të mërkurën dhe do të lëvizë nëpër Rumani me automjete deri në bazën ushtarake “Mihail Kogalniceanu”, që ndodhet në distriktin lindor, Constanta.

Forcat amerikane kanë qenë duke e shfrytëzuar këtë bazë ajrore në Detin e Zi që nga viti 1999. Rumania, anëtare e NATO-s që nga viti 2004, gjithashtu mban një sistem të mbrojtjes nga raketat balistike.

Skuadroni “Stryker”, i përgatitur për t’u angazhuar me urdhër të shpejtë, do t’u shtohet 900 ushtarëve të tjerë që Shtetet e Bashkuara i kanë në Rumani, disa si pjesë e NATO-s e disa sipas marrëveshjeve dypalëshe.

Franca gjithashtu ka bërë ofertë që të jetë udhëheqëse e misionit të NATO-s në Rumani në të ardhmen. Ky mision mund të ketë rreth 1.000 trupa nga vende të ndryshme, ndërsa një vendim mund të merret në takimin e ardhshëm të ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s, që mbahet në mesin e shkurtit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?