Presidentja në 14 vjetorin e pavarësisë: Dënojmë tendencën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia

Presidentja në 14 vjetorin e pavarësisë: Dënojmë tendencën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia

Presidentja e Kosovës, znj.Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në nder të 14 vjetorit të pavarësisë së shtetit të Republikës tonë, ka kujtuar Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, luftën e UÇK-së, dëshmorët, viktimat e luftës në Kosovë. “Në këtë sallë 14 vjet më parë, Kosova u shpall shtet duke u jetësuar kështu vullneti i qytetarëve për […]

Presidentja e Kosovës, znj.Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në nder të 14 vjetorit të pavarësisë së shtetit të Republikës tonë, ka kujtuar Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, luftën e UÇK-së, dëshmorët, viktimat e luftës në Kosovë.

“Në këtë sallë 14 vjet më parë, Kosova u shpall shtet duke u jetësuar kështu vullneti i qytetarëve për të jetuar në një shtet të pavarur e sovran. Ishte rezistenca e popullit tonë që trasoi hapat për qëndresën tonë për liri e shtet.  Nën udhëheqjen e atit tanë themeltor doktor Ibrahim Rugova, Kosova i bëri të ditur botës demokratike se synim i saj ishte pavarësia e vendit si një parakusht për paqe e stabilitet në rajon. Çlirimi nga robëria nuk ishte drama jonë kombëtare me një akt. Për aq sa u rrit shtypja ndaj nesh, u rrit rezistenca jonë paësore në rezistencë të armatosur.  Secila luftë i ka heronjtë e vet, liria jonë i njeh komandantin legjendar Adem Jashari bashkë me familjen e tij si udhëheqës të kësaj lufte”, tha Osmani, përcjell Periskopi.

Më pas, Presidentja ka folur për situatën në Ukrainë.

“Liria kërkon mirëmbajtje, gjithmonë ka forca destruktive që e cënojnë atë.

Sot Kosova rajoni dhe gjithë globi po përballet me rreziqe nga kursi agresiv i Rusisë.

Tendenca destabilizuese e saj nëpërmjet aletatit të saj, Serbisë, synojnë të shkaktojnë destabilizim edhe në rajonin e Ballkanin.

Përpjekjet e tilla i dënojmë fuqishëm sic e dënojmë edhe kërcënimin e hapur dhe tendencën për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Kjo pëprjekje nuk është vetëm një luftë ndëmrjet dy shteteve por edhe përpjekje për krijimin e një rendi të ri botëror.

Është konflikt i ashpër mes demokracisë dhe lirisë së popujve në njërën anë,  kundër autokracisë në anën tjetër”, tha Osmani./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?