Presidenti i Ukrainës takon kryeministrin holandez: Fokusi im është paqja, por do të mbrohemi nga rusët nëse na sulmojnë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se ai fokusi i tij është “vetëm në paqe”, por se vendi i tij ka të drejtë mbrohet ndaj çdo sulmi të mundshëm nga Rusia. Kjo deklaratë erdhi pas takimit me Kryeministrin holandez, Mark Rutte, sot në Kiev, nga ku presidenti Zelenskyy u përgjigj ndaj deklaratave të presidentit rus, Vladimir […]
Kjo deklaratë erdhi pas takimit me Kryeministrin holandez, Mark Rutte, sot në Kiev, nga ku presidenti Zelenskyy u përgjigj ndaj deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e akuzoi perëndimin se po shtyen Moskën drejt luftës.
Në komentet e para që pas një muaji, Putini ripërsëriti kërkesat ruse për siguri dhe tha se “shqetësimet kryesore” të Kremlinit janë injoruar nga Washingtoni dhe NATO.
Në anën tjetër, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson pas takimi që pati me Zelenskyyn, ka thënë se do të flasë me presidentin Putin sot gjatë ditës. Mirëpo në pragë të telefonatës, si pasojë frustrimit, Moska e cilësoi kryeministrin Johnson si ‘konfuz’.(Aljazeera)/Periskopi/












