Presidenti i CNN’it jep dorëheqje, shkak lidhja romantike me kolegen

Presidenti i CNN’it jep dorëheqje, shkak lidhja romantike me kolegen

Presidenti i televizionit CNN Jeff Zucker dha dorëheqjen të mërkurën pasi pranoi se ishte në një marrëdhënie romantike me një drejtuese të rrjetit televiziv. Ai ishte për nëntë vjet në krye të kompanisë ku bën pjesë CNN’i, një prej kompanive më të mëdha mediatike në Shtetet e Bashkuara. Zucker tha se e kishte konfirmuar marrëdhënien […]

Presidenti i televizionit CNN Jeff Zucker dha dorëheqjen të mërkurën pasi pranoi se ishte në një marrëdhënie romantike me një drejtuese të rrjetit televiziv. Ai ishte për nëntë vjet në krye të kompanisë ku bën pjesë CNN’i, një prej kompanive më të mëdha mediatike në Shtetet e Bashkuara.

Zucker tha se e kishte konfirmuar marrëdhënien kur u pyet për të në kuadër të një hetimi ndaj gazetarit Chris Cuomo, i cili u pushua nga puna pasi doli në pah se kishte ndihmuar vëllain e tij, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ndërsa ai po hetohej për ngacmime seksuale.

“Duhej ta kisha raportuar kur filloi marrëdhënia, por nuk e bëra një gjë të tillë,” u shpreh Zucker. “Gabova.”

Nuk është ende e qartë se kush do ta drejtojë televizionin CNN përpara se të caktohet presidenti i ardhshëm.

Me anë të një deklaratë, Zucker tha se do të kishte dashur që mandati i tij të kishte përfunduar ndryshe por shtoi se përvoja e tij në CNN kishte qenë e mrekullueshme.

Allison Gollust, nënpresidente ekzekutive dhe shefe e marketingut në CNN, e pranoi marrëdhënien me anë të një deklarate.

“Unë dhe Jeff kemi qenë miq të ngushtë dhe partnerë në profesion për më shumë se 20 vjet. Së fundmi, natyra e marrëdhënies sonë ndryshoi gjatë COVID’it. Më vjen keq që nuk e konfirmuam në kohën e duhur. Jam jashtëzakonisht krenare për punën në CNN dhe pres me padurim të vazhdoj të kontribuoj në këtë punë të mrekullueshme që bëjmë çdo ditë”, tha ajo.

Para se të punonte në CNN, zonja Gollust ishte drejtore komunikimi për ish-guvernatorin Andrew Cuomo, sipas një biografie të postuar në faqen e internetit të CNN-it.

Zucker u emërua si president i kompanisë “WarnerMedia News dhe Sports” në mars të vitit 2019. Ai gjithashtu ka shërbyer si president i “CNN Worldwide” që nga viti 2013./voa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?