POPULLI, nuk e do më si dikur: Vetëm 28% e kosovarëve e pëlqejnë Kurtin

Një vit pas zgjedhjeve parlamentare, Rubikon ka sjellur një sondazh të PIPOS, duke renditur Albin Kurti që është kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministër si lideri politik më i pëlqyer me 28.9%, por që në fakt, ky rezultat e tregon të kundërtën. Duke pasur parasysh, popullaritetin që kishte Kurti para një viti, kjo nënkupton që populli […]
Duke pasur parasysh, popullaritetin që kishte Kurti para një viti, kjo nënkupton që populli më nuk e do si dikur, shkruan Periskopi.
Përqindja prej 28.9% nënkupton që nuk ka arritur as të i afrohet 50%, që e kishte komplet si total në zgjedhjet e fundit.
I dyti lider më i pëlqyer, sipas këtij hulumtimi, del Lumir Abdixhiku i LDK-së me 18.6% i cili pasohet nga lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, me 13.3%.
Presidenten Vjosa Osmani e kanë zgjedhur 7.3 % e respodentëve, derisa Ramush Haradinaj i AAK-së ka dalë më pak i pëlqyeri me 6.2%.
Të tjerë liderë politikë kanë zgjedhur 9.10% të anketuesve dhe 8.7 % të tyre kanë zgjedhur opsionin ‘asnjëri’.












