Populli i vuan për bukë: Kim Jongu me gru kënaqen në koncertin ku lartësohet figura e diktatorit

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe gruaja e tij kanë ndjekur një koncert për Vitin e Ri Lunar në Penjan, koncert në të cilin ai u lartwsua nga audienca dhe artistët për vendosjen e një “periudhe të re” të fuqizimit të vendit. Mediat zyrtare të vendit kanë vë në pah lidershipin autoritar […]
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe gruaja e tij kanë ndjekur një koncert për Vitin e Ri Lunar në Penjan, koncert në të cilin ai u lartwsua nga audienca dhe artistët për vendosjen e një “periudhe të re” të fuqizimit të vendit.
Mediat zyrtare të vendit kanë vë në pah lidershipin autoritar të Kim Jong pas zhvillimeve të fundit ku ai testoi raketat, për të cilin disa ekspertë e shohin si përpjekje për të bërë presion ndaj Washingtonit në lidhje me bllokimin e negociatave për çështjet nukleare.
Në anën tjetër, Administrata e Joe Biden ka thirrur për takim Këshillin e Sigurimit të enjten që të diskutohet mbi testimet e fundit të raketave me rreze të mesme veprimi të bëra nga Koreja e Veriut. Supozohet që këto raketa mund të arrinin deri në Guam, pikën kyçe të ushtrisë amerikane në Paqësor.
Bisedimet ndërmjet Uashingtonit dhe Penjanit kanë stagnuar qysh nga takimi i dytë ndërmjet ish-presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit komunist, Kim Jong në vitin 2019, kur ShBA kishte refuzuar kërkesat e Koresë Veriore.
Ekspertët besojnë që Koreja Veriore ndaloi testimet e tjera për shkak të fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, si shenjë respekti ndaj Kinës, aleatit të saj më të fuqishëm ekonomik.
Disa të tjerë mendojnë se testimet e radhës do të jenë pas përfundimit të Olimpiadës në mënyrë që të fitohet vëmendja amerikane e cila së fundmi është orientuar në konfliktin Rusi-Ukrainë.(Breakingnews/Periskopi)












