Popull, presidentja Osmani gënjeu publikisht: Lexoni edhe njëherë statusin që e fshiu më vonë Prindoni

Popull, presidentja Osmani gënjeu publikisht: Lexoni edhe njëherë statusin që e fshiu më vonë Prindoni

Presidentja e Kosovës, në intervistën për Radio Televizionin e Kosovës, e ka mohuar faktin se bashkëshorti i saj i ka quajtur mediat, ‘Ndërmarrje e përbashkët kriminale’, edhe pse është e faktuar gjuha e rëndë e Prindon Sadriut drejtuar mediave, e ku për një gjuhë të tillë ka reaguar edhe Bashkimi Europian. “Ai e qartëson shumë […]

Presidentja e Kosovës, në intervistën për Radio Televizionin e Kosovës, e ka mohuar faktin se bashkëshorti i saj i ka quajtur mediat, ‘Ndërmarrje e përbashkët kriminale’, edhe pse është e faktuar gjuha e rëndë e Prindon Sadriut drejtuar mediave, e ku për një gjuhë të tillë ka reaguar edhe Bashkimi Europian.

“Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani për RTK-në.

 

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu, të martën vonë.

Për këtë gjuhë linçuese dhe të rëndë ndaj mediave të lira, kanë reaguar edhe Bashkimi Europian dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Përmes një përgjigje me email thonë se BE’ja mbështet lirinë dhe pluarlizimin e mediave si shtyllë e demokracisë.

“Bashkimi Evropian mbështet lirinë dhe pluralizmin e mediave si shtylla të demokracisë dhe mundësues të një debati të lirë dhe të hapur. Liria e mediave dhe pluralizmi sigurojnë rrjedhjen e informacioneve dhe luajnë një rol kyç në mbajtjen e pushtetit në llogari. Përkushtimi i Bashkimit Evropian për të respektuar lirinë e mediave dhe pluralizmin dhe për të mbështetur lirinë e shprehjes, që përfshinë edhe të drejtën e marrjes dhe dhënies së informacioneve pa ndërhyrje nga autoritetet publike, janë të përfshira në nenin 11 të Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së, i cili pasqyron nenin 10 të Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, kanë thënë nga zyra e BE.

Gjithashtu ka reaguar edhe raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, ndaj gjuhës së Prindon Sadriut, bashkëshortit së presidentes Vjosa Osmani.

Viol Von Cramon me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se është duke ndjekur nga afër fushatën denigruese ndaj gazetarëve në Kosovë.

“Media e lirë është njëra nga shtyllat themelore të demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë e tyre për t’u shprehur pa ndonjë frikë. Për këtë jam duke monitoruar nga afër kampanjën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë për të kuptuar plotësisht ngjarjet e fundit”, është shprehur ajo.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, tutje ka thënë se Kosova ka shërbyer si shembull për një ambient pluralist.

“Kosova ka shërbyer si shembull për një ambient pluralist, ne do të dëshironim të shihnim standardet e BE-së të shprehjes së opinionit të qëndrojnë të mbështetura dhe gazetarët të mbrohen nga presioni politik”, ka thënë Von Cramon..

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?